Aktualitet

Dhuna në oborrin mbretëror, AMP merr në dorë hetimet, pyetet Princ Leka

Do të jetë AMP ajo që do të udhëheqë hetimet për dhunën, por edhe për nxjerrjen e videos në media

E.K
Dhuna në oborrin mbretëror, AMP merr në dorë hetimet, pyetet
Princ Leka dhe Elia Zaharia

TIRANË- Agjensia e Mbikqyrjes Policore ka nisur hetimet në lidhje me publikimin e videos së konfliktit mes Princ Lekës dhe Elia Zaharisë. Shkak për këtë janë bërë akuzat e Lekës, që video është dërguar në media nga punonjës të policisë, pasi ai e kishte depozituar si provë të dhunës. Për këtë fakt, gjatë ditës së sotme, në shoqërinë e avokatit të tij mbrojtës, Princ Leka është marrë në pyetje nga AMP. Gjatë ditëve në vijim, pritet që hetuesit e AMP të marrin në pyetje edhe Elia Zogun dhe babain e saj Gjergj Zaharia.

Ndërkohë AMP do të hetojë për të zbuluar edhe personin i cili shpërndau videon e sherrit në media. Fillimisht ka pasur dyshime se ka qenë vetë Princi Leka ai që ka shpërndarë videon, por vetë ai nuk e ka pranuar këtë fakt. Dy ditë më parë Gjykata e Tiranës pajisi me udhër mbrojtje çiftin, ku secili prej tyre nuk duhet ti afrohet njëri-tjetrit më shumë se 5 metra.

Në seancë u shqyrtuan 3 kërkesa për urdhër mbrojtje, përkatësisht të Leka Zogut ll, Elia Zaharisë dhe babait të kësaj të fundit Gjergj Zaharisë. Për dy të parët kërkesat u aprovuan nga togat e zeza, ndërsa kërkesa e Gjergj Zaharisë nuk është pranuar. Gjykata vendosi po ashtu se Leka Zogu duhet të takojë vajzën e vogël jo në prezencë të Elias por të dados.

Ndërkohë Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet pas kallëzimit në polici për veprën penale “Dhunë në familje”. Gjithashtu po kryhen hetimet për të zbuluar se kush e nxorri videon në media./ZËRI  

Poll

MOS HUMB