
TIRANË- ZËRI ka siguruar momentin e përballjes së vëllait të të ndjerës Irida Hasalla, Arenc me drejtorin e spitalit privat "Spitali Amerikan 2". Në videon e mëposhtme, dëgjohet mjeku, fillimisht duke folur turqisht, e dëgjohet teksa thotë: Po, si do t'ja bëjmë? Çështje kërkimi, çështje kërkimi! Duket sikur po flet për vdekjen e të motrës së Arencit, vetëm 28 vjeç. Gjatë bisedës së regjistruar, mjeku i thotë Arencit se e motra ka vdekur, ndërsa i shton se nuk e kupton se çfarë kërkon prej tij. Sipas drejtorit, tani çështja po hetohet nga Policia dhe duhet të presin për marrjen e një vendimi.
BISEDA E PLOTË:
Arenc Hasalla: Ku është drejtori? O drejtor
Drejtori i spitalit Amerikan 2: Hë?
Arenc Hasalla: Mund të bisedojmë pak?
Drejtori i spitalit Amerikan 2: Po! Sa të mbaroj se jam në telefon.
Arenc Hasalla: Sille tani ta shikosh shkakun e motrës, autopsinë do e bëj në shtet. Tani doktoresha, me ça urdhëri, pa firmën time dhe duke parë dosjen e motrës që është me kancer, si mund ta marri përsipër?
Drejtori i spitalit Amerikan 2: Tani është futur në lojë Policia.
Arenc Hasalla: Ore Policia është kur vdes personi
Drejtori i spitalit Amerikan 2: Ata po shkojnë tek Policia e Mjekësisë Ligjore, ata do të përcaktojnë të gjitha gjërat se çfarë ka ndodhur.
Arenc Hasalla: Është e thjeshtë, motra ime ka ardhur me dosje këtu.
Drejtori i spitalit Amerikan 2: Jo, jo! Mos u merr me këtë pjesë.
Arenc Hasalla: ...dhe vuan nga kanceri.
Drejtori i spitalit Amerikan 2: Çfarë problemi ke që do ma kërkosh mua? Nuk di asnjë gjë lidhur me këtë gjë
Arenc Hasalla: Do e lëmë pa zgjidhje?
Drejtori i spitalit Amerikan 2: Patjetër që po e zgjidh Policia, erdhi eksperti...ai OPGJ, shefi i Krimeve, kanë ardhur dhe kanë marrë në administrim trupin. Do kesh të gjitha përgjigjet pa problem. Dakord?
Irida Hasalla ndërroi jetë 24 orë pas operacionit që zhvilloi me mjeken Rezarta Kapaj. E reja ishte me tumor në mitër dhe kurohej por mjekët se morën parasysh këtë fakt, për 4 mijë € operacion estetik. Për arsye që ende nuk dihen, ata i dhanë "ok" për të kryer një 'liposuction', ose ndryshje heqje dhjami. Tani familja i ka kallëzuar në Policia dhe kanë nisur hetimet. Mjekja dhe anestezisti nga ana tjetër pretendojnë se kanë ndjekur të gjitha procedurat, ndërsa në kartelë kanë shkruar se e reja ndërroi jetë nga shkaqe të panjohura./ZËRI