Aktualitet

VD/ I nxori foton intime vajzës që u vetëvra, momenti i arrestimit të Altin Çokut

Ministri i Brendshëm Taulant Balla publikoi videon e arrestimit të personazhit të Tik Tokut, Altin Çoku.

D.XH
VD/ I nxori foton intime vajzës që u vetëvra, momenti i
Altin Coku

KAMËZ- Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka publikuar videon e momentit të arrestimit të personazhit të TikTokut, Altin Çokut, që akuzohet se ka dërguar drejt vetëvrasjes një 27-vjeçare.

Ministri Balla shkruan se ndryshimet ligjore në adresimin e rreziqeve të dhunës online, duhet që të konsultohen dhe të miratohen së shpejti. Balla shprehet se nuk ka justifikim ndaj dhunës, as në shtëpi, as në vendin e punës, as në jetën e përditshme dhe as online.

Postimi i ministrit Taulant Balla:

Policia e Shtetit ka identifikuar dhe ndaluar një person të dyshuar për shantazh dhe dhunë me bazë gjinore në rrjetet sociale me pasojë të rënda për jetën e një shtetasje. I kam kërkuar Policisë së Shtetit të rrisim forcën zbuluese dhe reaguese për parandalimin dhe eliminimin e dhunës ndaj grave e vajzave në të gjitha, e cila mbetet forma më e përhapur e shkeljes së të drejtave të njeriut në mbarë botën! Gjithashtu ndryshimet ligjore në adresimin e rreziqeve të dhunës on-line, duhet të konsultohen dhe miratohen sa më shpejt.
#AsnjëJustifikim ndaj dhunës – as në shtëpi, as në vendin e punës, as në jetën publike, as online. Askund!/ZËRI/

 
Poll

MOS HUMB