
Altin Coku
KAMËZ – Vajza 27-vjeçare, që i dha fund jetës dy ditë më parë, duke u hedhur nga kati i katërt i një pallati në Kamëz, ishte aktive edhe në rrjetet sociale.
Në një prej postimeve të saj, thuhej se nuk ka më dashuri të vërtetë, por se dashuria është shndërruar në interes. Po ashtu, postimet e tjera të viktimës janë me sfond pesimist.
27-vjeçarja i dha fund jetës të shtunën në mbrëmje, duke u vetëhedhur nga kati i katërt i një pallati në Kamëz. Në lidhje me ngjarjen, u arrestua personazhi i TikTokut, Altin Çoku. Familjarët e të ndjerës deklaruan se duan dënim maksimal për autorin./ZËRI/
Poll