Aktualitet

VD- Makina e shkretuar në mes të rrugës, pamjet nga vendi ku u vra Eno Nikulaj

ZËRI ka siguruar pamjet e para nga vendi i ngjarjes, ku duket se Policia e Shtetit ka rrethuar të gjithë zonën.

k.m.
VD- Makina e shkretuar në mes të rrugës, pamjet nga vendi ku u
Pamje nga vendi i ngjarjes

LEZHË- Mbrëmjen e sotme qyteti i Lezhës është tronditur nga vrasja e Eno Nikulaj, djali i xhaxhait të Ardian Nikulajt, biznesmenit që u vra disa muaj më parë në Shëngjin. ZËRI ka siguruar pamjet e para nga vendi i ngjarjes, ku duket se Policia e Shtetit ka rrethuar të gjithë zonën. Ai u ekzekutua me breshëri kallashi pranë Portës së Ujësjellësit të Lezhës teksa po lëvizte me makinë për të shkuar drejt shtëpisë së tij në Shëngjin.

Nga të dhënat e deritanishme, i riu nuk njihet si person problematik, ndërsa Policia dyshon se ngjarja ka si shkak motivet e gjakmarrjes për të cilat u vra edhe kushëriri i tij./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB