
TIRANË-Ashtu dhe si ishte njoftuar qytetarët u mblodhën në sheshin Skënderbej për vrasjen e Egli Progës. E pranishme ishte edhe motra e të ndjerit, e cila mbajti dhe fjalën e saj para qytetarëve. Protestuaesit marshuan nga sheshi drejt Kryeministrisë, me thirrjen 'Drejtësi për Eglin".
Qytetarët mbanin në duar foton e Egli Progës, por edhe pankarta të ndryshme si “A fshihet e vërteta?”, “Kërkojmë drejtësi”, “Kundër gangove me pushtet” etj. Tek shkallët e kryeministrisë në Tiranë, familjarët kanë ndezur qirinj, pas marshimit në Bulevard për vrasjen Egli Progën, 42 vjeçarin që humbi jetën në Pogradec nga dhuna e ushtruar nga Denis Meçe.


Vrasja e Egli Progës më 10 gusht 2024 në Pogradec ka sjellë reagime të shumta. Si fillim ngjarja u raportua si aksident, ku u tha se viktima humbi jetën pasi u rrëzua në rrugë, por pas pretendimit të familjarëve se ishte dhunuar, rezultoi se ai vdiq si pasojë e plagëve të marra nga dhunimi që iu bë nga Denis Meçe.
Reagimet u shtuan edhe pasi autorët dolën para Gjykatës së Korçës. Prokuroria zbuti akuzën për Denis Meçen, nga ‘vrasje me dashje’ që kishte referuar policia në ‘vrasje nga pakujdesia’. Tre të arrestuarve të tjerë, Voltan Shulku, Arian Manellari e Leonidha Guçe të akuzuar për moskallëzim krimi iu dha masa ‘detyrim me paraqitje’. Kjo solli dhe një përplasje mes institucionit të policisë dhe prokurorisës, ndërsa 10 ditë pas ngjarjes nuk ka një rezultar zyrtar të ekspertizës mjekoligjore, se çfarë e shkaktoi vdekjen e 42-vjeçarit./ZËRI