Aktualitet

Vdekja e Lorenës/ 3 vite më parë kishte humbur motrën, ishte fejuar dhe punonte të ndihmonte prindërit

Lorena duhej të qëndronte larg emocioneve të forta, edhe motra e saj 3 vite më parë kishte humbur jetën si pasojë e problemeve me zemrën

E.K
Vdekja e Lorenës/ 3 vite më parë kishte humbur motrën, ishte
Lorena Berdufi

KAVAJË- Vdekja e 18-vjeçares Lorena Bërdufi në Kavajë, si pasojë e një arresti kardiak ka lënë të shokuar mbarë opinionin publik. Jeta e saj u pre në mes si pasojë e sulmit në zemër, ndërsa sapo kishte nisur që të ndërtonte jetën e saj, përtej vuajtjeve të familjes së saj dhe vështirësisë ekonomike. Drama për familjen e saj bëhet dhe më e fortë, për shkak se 3 vite më parë edhe motra më e vogël e Lorenës kishte humbur jetën si pasojë e problemeve me zemrën.

Pavarësisht vështirësive ekonomike, familjarët i kishin dërguar dy vajzat e tyre jashtë vendit, por pa mundur që trajtimet të parandalonin tragjedinë e dyfishtë. Lorena ishte gjimnaziste, ndërsa së fundi ishte fejuar me djalin që donte, si dhe kishte fituar titullin “Top Model” në spektaklin e bukurisë “Miss & Mr. Kavaja” fundvitin e kaluar.

Për shkak të vështirësive ekonomike të familjes, pasdite ajo punonte në një market pranë shtëpisë së saj, për të ndihmuar me të ardhura prindërit. Por zemra e Lorenës nuk ishte krijuar për të përballuar emocionet e forta, gjë e cila i ishte rekomanduar dhe nga mjekët, që të qëndronte e qetë emocionalisht.

Por humbja e të motrës më të vogël, duket se kishte lënë gjurmë të pashërueshme te Lorena, zemra e të cilës pushoi së rrahuri në orët e para të mëngjesit të premtes, duke shkaktuar tragjedinë e dytë në familjen Bërdufi. /ZËRI

Poll

MOS HUMB