Aktualitet

I presin rrugën dy makina, dhunohet nga 7 persona i riu në Fushë Krujë

E.K

I presin rrugën dy makina, dhunohet nga 7 persona i riu në Fushë

Një grua 52-vjeçare ka humbur jetën për shkak se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike në tarrancën e banesës së saj në zonën e Teg-ut. Policia thotë se ka nisur hetimet në lidhje me rastin, ndërkohë që gruaja ka ndërruar jetë menjëherë në banesë.

“Më datë 13.09.2023, në afërsi të TEG-ut, shtetasja L. M., 52 vjeçe, në tarracën e banesës së saj, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe si pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia e Tiranës.

Ndërkohë që një tjetër ngjarje e rëndë është shënuar në Krujë, ku është dhunuar një i ri, nga persona ende te paidentifikuar nga ana e policisë.

Dorjan Përdoda u godit me sende të forta për shkaqe momentalisht të paqarta. Ai është transportuar drejt spitalit për ndihmë mjekësore, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

I riu nga Lezha po udhëtonte në drejtim të Tiranës, kur 2 automjete i kanë prerë rrugën duke i dalë njëra para, tjetra pas dhe prej tyre kanë dalë rreth 7 persona duke e dhunuar në pjesë të ndryshme të trupit.

Mësohet se 32-vjeçari është dëmtuar në shpatull, brinjë dhe është çarë edhe në kokë për shkak të goditjeve me sende të forta. Vetë Përdoda mësohet të jetë shprehur se nuk e di arsyen pse e kanë dhunuar dhe se nuk i njeh autorët.

“Më datë 13.09.2023, në aksin rrugor Fushë Krujë-Thumanë, një shtetas ende i paidentifikuar, ka goditur dyshohet me sende të forta, shtetasin D. P., 32 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe po dërgohet në spital, për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të konfliktit dhe identifikimin e shtetasit tjetër të përfshirë”, thuhet më tej në njoftimin e policisë.

Poll

MOS HUMB