RUSI- Zëvendës presidenti i kompanisë më të madhe ruse të naftës, Vitaly Robertus ka ndërruar jetë në rrethana misterioze. Lajmi është bërë i ditur nga vetë kompania Lukoil.
“Me pikëllim të thellë njoftojmë se Vitaly Vladimirovich Robertus, zëvendëspresident i kompanisë, vdiq papritur në moshën 54-vjeçare”, thuhet në njoftimin për shtyp.
Siç raportojnë mediat vendase, Robertus vdiq në moshën 53-vjeçare dhe në rrethana të dyshimta. Ai është vetëm njëri nga drejtuesit e lartë të Lukoil që ka ndërruar jetë gjatë viteve të fundit. Vitaly Robertus, piloti kryesor në klubin rus të aviacionit sportiv Ruset kishte qenë kampion bote më 2011 në këtë disiplinë.
Vdekja e tij ishte e katërta në mesin e drejtuesve të lartë të Lukoil në dy vitet e fundit. Vladimir Nekrasov, Kryetar i Bordit të Drejtorëve të Lukoil, vdiq në tetor 2023 nga dështimi akut i zemrës. Nekrasov drejtoi Lukoil pasi Ravil Maganov, kryetari i mëparshëm, vdiq pasi ra nga dritarja e Spitalit Klinik Qendror në Moskë në gusht 2022. Alexander Subbotin, ish-menaxheri kryesor i kompanisë, vdiq në maj 2022, trupi i tij u gjet në një shtëpi private. Një hetim arriti në përfundimin se Subotin gjithashtu vdiq nga dështimi akut i zemrës./ZËRI