Aktualitet

Vdes në sallën e operacionit i burgosuri në Tiranë

Raportohet se 57-vjeçari vuante nga mushkria dhe fillimisht është ndjerë keq në qelinë e tij.

E.K
Vdes në sallën e operacionit i burgosuri në Tiranë
Sanatoriumi

TIRANË- Valerio Gërzhi, 57 vjeç nga Berati, i cili vuante dënimin në burgun e këtij qyteti ka humbur jetën këtë të hënë në sallën e operacionit në Qendrën Spitalore Universitare “Shefqet Ndroqi”. Raportohet se 57-vjeçari vuante nga mushkria dhe fillimisht është ndjerë keq në qelinë e tij.

Pas konstatimit të rastit Gërzhi është nisur menjëherë drejt spitalit të Beratit. Pas marrjes së ndihmës së parë ai është nisur drejt “Shefqet Ndroqit” ku dhe ka humbur jetën gjatë operacionit.

Valerio Gërxhi ishte dënuar me 10 vite burg nga Gjykata e Milanos në Itali për “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotik” dhe vendimi penal italian u njoh në Shqipëri, ku Gjykata e Apelit e dënoi atë me 5 vjet burg, të cilat më pas u shtuan në 7 vjet nga një vendim i marrë nga Gjykata e Lartë.

57-vjeçari kishte disa kohë që vuante nga problemet nga mushkritë dhe merrte mjekim. Së fundmi Gërzhi kishte kërkuar edhe lirim me kusht por kërkesa e tij nuk ishte marrë parasysh.

Njoftimi i Drejtorisë së Burgjeve

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, me keqardhje njofton opinionin publik, se sot me datë 25.09.2023 rreth ores 11.15 ka ndëruar jetë në Spitalin Universitar Shefqet Ndroqi shtetasi Valerio (Vasillaq) Nasi Gerxhi, i dtl. 02.01.1966, banues në Berat, i dënuar me njohje vendimi penal të huaj me 7 vjet i burgim, për vepren penale “prodhim shitje lend narkotike”.

Pacienti Valerio Gerxhi i biri i Nasi dhe Kate i datlindjes 02.01.1966 me vendlindje Berat u shtrua ne kliniken e kirurgjise torakale ne S.U. Shefqet Ndroqi me diagnozen Formacion apikal pulmon sinister me infiltrim te paretit torakal (Pancoast) me rekomnadimin nga mjekut pneumolog i spialit Shefqet Ndroqi qe e priti ne urgjence me daten 18.09.2023.

Pacienti kardiopat kronik trajtohej prej 20 vjetesh si status post by-pass kardiak. Pasi u shtrua ne klinike dhe u kompletua me te gjitha ekzamininet e nevojshme dhe nje rivlersim te ri kardiak u gjykua nga stafi kirurgjikal-anestezist si subjekt i pershtatshem per intervent kirurgjikal dhe u vendos te premedikohej duke nderprere antiagregantet dhe kalimin ne trajtim me antikoagulant dalteparin 5000ui x 2.

Pacienti futet ne sallen e operacionit mecdate 25.09.2023 pasi ju parashtruan rreziqet atij dhe familjareve te vete dhe pa pasur asnje objeksion prej tyre. Interventi i rekomanduar ishte lobektomi e siperme e majte dhe rezeksion i paretit torakal (brinjet II dhe III) me ane te torakotomise interskapulovertebrale sinister.

Gjate aktit operator pa pasur asnje shkak objektiv pacienti ben arrest kardiak per te cilen u filluan menjehere procedurat reanimuese edhe me masazh kardiak intern per rreth 50 minuta por pa sukses (midriaze ireversibile dhe ne EKG vije izoelektrike). Ne keto kusht pas konsultimeve edhe me mjekun kardiolog deklarohet exitus letalis.

Lidhur me ngjarjen u njoftuan organet hetimore si dhe familjaret e te ndierit dhe po kryhen procedurat ligjore. Drejtoria e Pergjithshme e Burgjeve i dergon ngushellime familjes dhe te afermve./Zëri

Poll

MOS HUMB