Aktualitet

Vdiqën sot nga shpërthimi në Lushnjë, babë e bir e kishin ditën e parë të punës

Babai ndërroi jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa 20-vjeçari mbërriti i vdekur në spitalin e Traumës pasi nuk kishte arritur tu mbijetonte plagëve të marra.

E.K
Vdiqën sot nga shpërthimi në Lushnjë, babë e bir e
Pamje nga vendi i ngjarjes

LUSHNJË- Roland dhe Elidon Hoxha, babë e bir që humbën jetën këtë të premte në shpërthimin e fuqishëm në Lushnjë, e kishin ditën e tyre të parë të punës. Roland Hoxha dhe i biri, ishin në vinç në momentin që vinçi prekur aksidentalisht telat e tensionit të lartë duke shkaktuar një shkëndijë me bombolat e oksigjenit, të cilat më pas shpërthyen duke regjistruar bilanci tragjik me dy viktima dhe shtatë të plagosur.

Babai ndërroi jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa 20-vjeçari mbërriti i vdekur në spitalin e Traumës pasi nuk kishte arritur tu mbijetonte plagëve të marra. I riu kishte pak kohë që ishte kthyer nga emigracioni dhe kishte filluar punë pranë të atit.

Ndërkohë në spitalin e Traumës ndodhet dhe deputeti i Partisë Socialiste Bujar Çela. Ky i fundit raportohet se ka dëmtime në mushkëri dhe do i nënshtrohet një ndërhyrje kururgjikale. Ndërkohë një tjetër i plagosur ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës. Policia po heton shkaqet e ngjarjes./ZËRI

Poll

MOS HUMB