Aktualitet

Vendi në luftë, a do i kapnit armët? Shqiptarët gati, por Kosova na e kalon. Serbia s'do më konflikte

Nga sondazhi i bërë në Shqipëri, 60% e të anketuarve janë shprehur se janë gati të luftojnë nëse atdheu i tyre pushtohet, 25% janë kundër luftës, ndërsa 12% ende nuk e kanë ndarë mendjen. Nga të anketuarit e rajonit, më mirë se ne është Kosova, me 79% të gatshëm për të luftuar. 

k.m.
Vendi në luftë, a do i kapnit armët? Shqiptarët gati, por
Foto ilustruese

TIRANË- Një në dy të rritur në mbarë botën deklarojnë se do të luftonin për vendin e tyre nëse do të kishte luftë, një i tretë shprehet "jo" dhe të tjerët nuk janë të sigurt. Sipas një sondazhi nga "Gallup-international", duket se vullneti për të luftuar është ulur pas shpërthimit të disa konflikteve në vitet e fundit. Në vitin 2014, për shembull, kur dëshmuam aneksimin e Krimesë nga Rusia, 61% të gatshëm. Nga sondazhi i bërë në Shqipëri, 60% e të anketuarve janë shprehur se janë gati të luftojnë nëse atdheu i tyre pushtohet, 25% janë kundër luftës, ndërsa 12% ende nuk e kanë ndarë mendjen. Nga të anketuarit e rajonit, më mirë se ne është Kosova, me 79% të gatshëm për të luftuar. 

Vendi në luftë, a do i kapnit armët? Shqiptarët gati, por

Ndërsa serbët, maqedonasit dhe boshnjakët duket se janë kundër luftës. Në Bosnjë dhe Herzegovinë 40% janë gati për të kapur armët, 47% janë kundër, ndërsa 13% janë të pavendosur; nga Maqedonia e Veriut 34% të gatshëm për luftë, përkundrejt 51% që janë kundër, vetëm 15% nuk e kanë ndarë mendjen ende. Pak a shumë në të njëjtat 'ujëra' është edhe Serbia me 36% pro, 50 kundër dhe 14 të pavendosur. 

Vendi në luftë, a do i kapnit armët? Shqiptarët gati, por

Por sërish më mirë se rajoni i Ballkanit ka. Në mbarë botën tani ekziston një ndarje e qartë midis Jug/Lindjes globale dhe Veri/Perëndimit global në qëndrimet ndaj gatishmërisë për të luftuar për vendin e tyre. Ndërsa qytetarët e BE-së (32% të gatshëm për të luftuar), SHBA-së (41%) dhe Kanadasë (34%) janë shumë më pak të gatshëm të luftojnë për vendin e tyre nëse do të kishte një luftë, njerëzit në Azinë Perëndimore (77%), Lindjen e Mesme , ku tensioni tani është gjithashtu i lartë, janë shumë më të gatshëm.

Për sa i përket vendeve individuale, ato më të gatshmet (përgjigjet "po") për të luftuar përfshijnë Armeninë (96%), Arabinë Saudite (94%), Azerbajxhanin (88%), Pakistanin (86%) dhe Gjeorgjinë (83%). Ata më pak të gatshëm (përgjigjet “jo”) janë Italia (78%), Austria (62%), Gjermania (57%), Nigeria (54%) dhe Spanja (53%)./ZËRI

Poll

MOS HUMB