
SERBI- Edhe pse në tenis ka bërë historinë, kur bëhet fjalë për shembullin që duhet të japë në botë, Novak Djokovic krijon gjithmonë debate. Ndërsa e gjithë bota po dënon aktin e rëndë terrorist të një grupi paramilitar serb në Banjsk në veri të Kosovës, numri 1 i botës është lutur për ata.
Në një postim në rrjetet sociale, Djokoviç hodhi foto ku nderon të tre personat që mbetën të vrarë nga Policia e Kosovës, pasi kishin vrarë një punonjës të policisë së Kosovës. Në foton e postuar shfaqet edhe një flamur ku dallohet harta e famshme e ultranacionalistëve dhe ku shkruhet “Kosova është Serbi”.
Djokovic vazhdimisht është përfshirë në debatet për Kosovën. Në eventet sportive, ai shfaq qëndrimin e tij dhe përcjell mesazhin se "Kosova ëhstë Serbi". Të tilla qëndrime kanë sjellë shumë reagime dhe kritika, e prapë 24 herë fituesi i Grand Slamee nuk tërhiqet.
E gjithë bota ka dënuar sulmin terrorist serb në territorin e Kosvës. Situata është mjaft e vështirë, ndërsa tensioni mes palëve vazhdon që të jetë i lartë./Zëri