
TIRANË- Vajza 27-vjeçare, që i dha fund jetës dy ditë më parë, duke u hedhur nga kati i katërt i një pallati në Kamëz, ishte aktive edhe në rrjetet sociale. Në një prej postimeve ajo shprehej se sipas saj nuk ka më dashuri të vërtetë, por se dashuria është shndërruar në interes. Daja i 27-vjeçares u shpreh se nuk ka informacione se çfarë lidhjeje ka pasur mbesa e tij me Altin Ccokun, një personazh i njohur në Tik Tok që akuzohet se ka shpërndarë fotot intime të të resë, veprim që dyshohet se e ka ccuar drejt vetëvrasjes.
Megjithatë, daja i viktimës ka deklaruar se nëse autori nuk merr dënim maksimal, atëherë do të ketë vetëgjyqësi. Ndërsa tezja e 27-vjeçares ka hedhur akuza në drejtim të Altin Çokut, të cilin e akuzon se është përgjegjës për vrasjen e mbesës së saj. 27-vjeçarja ishte e martuar në Kosovë dhe kishte edhe një fëmijë.
Tashmë policia po heton më tej, pasi kjo nuk ishte hera e parë që Ccoku bënte një veprim të tillë. Dyshohet se dhe me një vajzë nga Lacci, ai ka bërë foot intime dhe ia publikuar në rrjete sociale gjithashtu./ZËRI