Aktualitet

'Vetëm në SPAK i dorëzojmë'/ PËRGJIMET E PLOTA TË DITËS SË 21 JANARIT: Të kërkon ministri në radio. Gati për zjarr "ta-ta-ta"

Prova e re, përveç ekspertizës së i është bërë gëzhojës së gjetur në kafkën e viktimës Aleks Nika janë edhe disa përgjime të publikuara një vit më parë.

k.m.
'Vetëm në SPAK i dorëzojmë'/ PËRGJIMET E
Lulzim Basha dhe Ndrea Prendi

TIRANË- Sot, Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar bëri me dije se ka nisur hetimet lidhur me vrasjen e 4 protestuesëve në protestën e opozitës (asokohe Partia Socialiste), të mbajtur në 21 janar 2011. Prova e re, përveç ekspertizës së i është bërë gëzhojës së gjetur në kafkën e viktimës Aleks Nika janë edhe disa përgjime të publikuara një vit më parë. Më 20 Janar 2023, gazetari i kronikës Artan Hoxha publikoi materiale që nuk ishin zbardhur më parë. Biseda zhvillohej mes kreut të Gardës në atë kohë Ndrea Prendi dhe zëvendësit të gardës Artan Hoxha, ky i pari i jep urdhër këtij të fundit që të mbajnë armët gati për zjarr. Madje kodi është "gati për zjarr ta-ta-ta", ndërsa në një moment të dytë në radio flet edhe ish-ministri i Brendshëm, Lulzim Basha. Por gazetari zgjodhi që të mos i publikonte fjalët që ai i drejtonte Gardës.

PËRGJIMET E PLOTA TË DITËS SË 21 JANARIT:

KOMUNIKIMI I PARË:

Ndrea Prendi: Alfred dëgjon?
Alfred Ahmetcenaj: Po dëgjoj
Ndrea Prendi: Po afrohen shumë, duhet të jeni gati për zjarr
Alfred Ahmetcenaj: Po të kuptova drejt.

KOMUNIKIMI I DYTË:

Komandanti i Gardës Ndrea Prendi: Të mbahen armët në dorë gati për zjarr. Të mbahen armët në dorë gati për zjarr në ajë. Pastaj kur të them unë në trup.
Ndrea Prendi: Artan (Artan Hoxha, zv komandanti i Gardës). Dëgjon? Artan dëgjon?
Artan Hoxha: Dëgjoj, dëgjoj.

KOMUNIKIMI I TRETË:

Ndrea Prendi: Me të kaluar gardhi i telave do hapet zjarr luftarak
Artan Hoxha: Kuptova, kuptova
Ndrea Prendi: Ky është urdhëri, Dashamir dëgjuat
Dy efektiva të njësisë speciale: Alfred (Alfred Ahmetcenaj) ta-ta-ta gjakos (urdhëri për të vrarë)

Komunikimet (urdhërat) janë dhënë vetëm me radio nga komandanti i Gardës për vartësit e tij. Pasi u dha urdhëri për të qëlluar, u zbatua duke realizuar të shtënat një nga një dhe me breshëri, nuk është dhënë me asnjë urdhër tjetër për të qëlluar. Nga komunikimi në radio, menjëherë pas vrasjeve të protestuesëve, ka jnë qetësi absolute tek komandanti i Gardës dhe oficerët drejtues me të cilët ai komunikon. Komunikimi në vijim është sikur nuk ka ndodhur asgjë, madje nuk përmendet në asnjë moment që ka të vrasë apo të plagosur.

I panjohur: 260 i Luanit, dëgjon?
260 i Luanit: Ju dëgjoj
I panjohur: Të kërkon ministri, këtu në radio

KOMUNIKIMI I KATËRT:

Audio: Menjëherë dëgjohen të shtëna tek e tek, sërish dëgjohen 8 të shtëna radhazi një nga një.

Ndrea Prendi: Alfred?
Alfred Ahmetcenaj: Po dëgjoj (dëgjohen 2-3 të shtëna tek e tek)
Ndrea Prendi: Kujdes municionin! Kujdes municionin!

KOMUNIKIMI I PESTË:

Ndrea Prendi: Martin më dëgjon? Agim më dëgjon? Agim? Agim? 202 i Tufanit (kodi i radios) më dëgjon?
202 i Tufanit: Këtu jam. Ngjitur, ngjitur.
Ndrea Prendi: Alfred, një grup i njësisë speciale këtu tek porta numër 2.
Alfred Ahmetcenaj: Të kuptova
Ndrea Prendi: Artan më dëgjon
Artan Hoxha: Dëgjoj
Ndrea Prendi: Le ta djegin pemën nuk ka problem
I panjohur: 260 e Luanit?
I panjohur: Luani 3

Por kush komunikoi në radion speciale, tek e cila jo të gjithë mund të dërgonin mesazhet e tyre?

Kodi i radios ishte "202 i Tufanit"!

Në përgjimet dëgjohet zëri i Ndrea Prendit, komandanti i atëhershëm i Gardës së Republikës; Zv/komandantit të gardës, Artan Hoxha; Komandantit të Njësisë Speciale të Gardës majorit Alfred Ahmetcanaj; dhe vetë asokohe ministri i Brendshëm, Lulzim Basha. E megjithatë ka edhe emra ende të "po çkoduar" si psh: "260 i Luanit"; "I panjohuri"; Martini, mbiemri i të cilit nuk del. Sipas Artan Hoxhës në radio ka pasur akses edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Tiranës, Saimir Muça, i cili ka dëgjuat gjithashtu urdhërin e dhënë për vrasje.

Pas publikimit të përgjimeve, një reagim erdhi asokohe edhe nga kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha. I ftuar në studion e emisionit “Open”, Berisha deklaroi se gjithçka ishte një krijim i ish-kreut të Policisë Ardi Veliut, ndërsa shtoi se ka teknika që mund të krijojnë zërin e kujtdo, duke vënë në dyshim vërtetësinë e komunikimeve të publikuara në media. 

“U tha që është audio pa e dëgjuar publiku. Ai është një transkript që shkruhet si të duash. Pse Ardi Veliu ka një teknikë të krijimit të zërit, a doni t’ua jap këtu? Duket se zëri nuk u ka dalë dot, se gjë më qesharake se të paraqesësh atë. Të thonë që ka audio kur nuk ka zë është e turpshme. Kur të dalë nuk ka asnjë kredibilitet më, sepse duhet të dilte me transkriptin. Krijohet zëri i kujt të duash. Zëri që ti nuk e dikton dot, sot ka teknika. Do thuash pse Ardi Veliu, dy skena të keni parasysh. Anila Hoxha po ndiqte një herë një zhvillim te Mali me gropa dhe desh e hodhi polici te gremina, kujtoni kur u kap Klement Balili, ky që servirte shkrimin për audio raportonte nga makina e tij takimin e Veliut me Balilin. Ky është një njeri i shumë përdorur. Nëse e ke zërin e merr e dërgon në SPAK, ministri çfarë tha. SPAK të verifikojë është apo jo e vërtetë. E kuptoni ju ku është ky? Jam pro për çdo hetim, nuk ka pasur pengesa, po këtyre u duhen të ndjerët kur u leverdisin për qëllime politike. Personi që ka fshirë serverin e kanë marrë dhe e kanë nxjerrë të pafajshëm,”- tha Berisha.

Po ku është kaseta me përgjimet sot?

Më 25 janar 2023, vetëm 24 orë pas takimit të xhaxhait Aleks Nikës, i cili mbeti i vrarë gjatë protestës së 21 Janarit 2011, me kreun e SPAK Altin Dumani, në banesën ku jeton familja e të ndjerit zbarkuan forcat e rendit. E gjitha ndodhi pasi gazetari Artan Hoxha tha se është familja Nika ajo që ka në disponim kasetën e audioregjistrimit të “21 Janarit” dhe se ishin ata vetë që ia kishin vënë në dispozicion gazetarit. Por edhe pse e kërkuan, efektivët nuk e gjetën. Mark Nika u shpreh asokohe se të provën që ka në dorë do ta dorëzojë vetëm në SPAK, nëse çështja do të merrej nën hetim prej Prokurorisë së Posaçme. Ndaj pritet që nga momenti në moment, të dorëzohet edhe kaseta./ZËRI

Poll

MOS HUMB