
GJIROKASTËR- Një tjetër tragjedi u shënua në Gjirokastër të dielën, ku 15-vjeçari Vehip Peçi i dha fund jetës së tij në mënyrë tragjike duke u varur në banesën e tij në fshatin Valare. Edhe pse prindërit tentuan që ta shpëtonin duke e transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës, mjekët konfirmuan se ai kishte ndërruar jetë përpara mbërritjes.
Në lidhje me këtë rast të rëndë, shoku i të miturit ka treguar disa detaje për emisionin “Me zemër të hapur” rreth arsyeve që mund të kenë shtyrë të miturin drejt vetëvrasjes. Ai ka thënë se me 15-vjeçarin kishte një miqësi të ngushtë dhe kaluanin shumë kohë së bashku. Sipas tij, Peçi kohët e fundit kishte disa probleme familjare, por nuk kishte të bënte me gjendjen ekonomike të familjes. Ai mohoi edhe pistën së Peçi ishte bullizuar nga të tjerët, pasi ishte shumë social.
“Me Vinin njihesha në fillim të klasës së 10. Ai ishte shoku i parë që bëra në klasë.U miqësuam shumë shpejt. Unë personalisht e kam patur shok të ngushtë dhe me të rrija gjatë gjithë ditës. Ishim në një klasë dhe uleshim bashkë shumicën e kohës.Familja e tij nuk kishte asnjë problem ekonomik . Ishin një familje e rregullt dhe në gjëndje të mirë ekonomike. Veipi nuk bullizohej asnjëherë. Personalishte akoma nuk arrij ta kuptoj se përse e beri por mesa kam parë dhe dëgjuar thonë që ka pasur probleme familjare. Unë e kam takuar për herë të premten pasi mbaruam mësimin, ai më shoqëroi deri në shtëpi. Patëm vetë një bisedë normale asgjë e veçant si çdo ditë. Ai nuk jepte asnjë shenjë trishtimi, po të ishte shprehur do e kisha pyetur për më shumë për ta ndihmuar. Nuk e njoh të dashurën e tij, por ai e përmendte gjithmonë.” tha ai.
Gjatë bisedës, i mituri foli edhe për një ngjarje që kishte ndodhur para vetëvrasjes së 15 -vjecarit. Ai tha se nëna e tij e kishte denoncuar Vehip Peçin, pasi në një video ai dukej se po tentonte të mbyste një fëmijë më të vogël, por theksoi se çdo gjë kishte qënë vetëm një shaka. Një tjetër detaj në këtë histori ishte mosprania e babait të miturit i cili sipas deklaratës së shokut, e takonte shumë rrallë dhe qëndronte pak me të.
“Një ditë më para mamaja e tij. e kishte denoncuar në polici të premten djalin e saj për dhunë sepse para disa kohësh ishin me shokët e bënin lojëra kot dhe shaka me njëri tjetrin duke bërë mundje në fshat.Ishte bërë një video kur Veipi po mundohej me një fëmijë tjetër më të vogël dhe po tentonte ta mbyste, por ishte vetëm një shaka.Mamasë nuk i bënte fare përshtypje. Nuk e di nëse ai foli me dikë se nëna e kishte denoncuar. Ai e kishte pohur si gjë ditën e ngjarjes te shokët e fshatit dhe nëse do reagonin s do të kishte kohë. Babain nuk e kishte pranë. Kishte marrëdhënie të mira me të por e takonte shumë rrallë dhe qëndronte shumë pak me të. Ai i kishte thënë nënës që do kryente vetëvrasje por ajo kishte thënë të tjerëve që ai bënte për të tërhequr vëmendje”, theksoi shoku i 15-vjecarit.
Shoku i të ndjerit tregoi se disa ditë para se të ndodhte ngjarja e rëndë Vehip Peçi kishte lënë një letër ku sipas tij do të shpjegohej edhe arsyeja e vendimit për aktin tragjik. Por, shokët e tij e kishin marrë si shaka, por kohët e fundit Peçi po ndante postime në TikTok për vetëvrasjen që do të kryente. Ndërsa, shoku shton se atij i mungonte përkrahja e nënës.
“Pyeta disa kushërinj të tij dhe më thanë që rreth orës 1 e drekës pasi kishte ikur në shtëpi sepse kishte dalur me shokët në fshati kishte përmendur edhe një letër që në rast se do vdiste aty do shpjegonte cdo gjë. Atë ditë më dërgonte disa foto që kishim bashkë pasi kishim luajtur playstation. Të gjithë menduam se ishte një shaka që ai do bënte vetëvrasje sepse ishte një person shumë mirë psikologjikisht dhe s kishte shfaqur asnjë problem. Kohët e fundit kishte filluar të bënte disa poste në Tik-Tok në lidhje me vetëvrasjen.Ai ishte një person shumë social.Një ditë i kishte ikur furgoni dhe mori mamin në telefon dhe e pyeti se kur do shkonte ta merrte se aty ishte një urë të madhe. Unë mendoj se shkaku i vetëvrasjes është bërë familja pasi mamaja e tij nuk i dilte asnjëherë në krah”, përfundoi ai.
15-vjeçari Vehip Peçi u gjetur pa shenja jete në banesën e tij në fshatin Valarë më datë 20 Prill. I riu, nxënës i gjimnazit "Siri Shapllo", kishte vendosur që t'i japë fund jetës së tij duke u varur në banesën ku jetonte. Edhe pse prindërit tentuan që ta shpëtonin duke e transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës, mjekët konfirmuan se ai kishte ndërruar jetë përpara mbërritjes.
Ai jetonte me nënën dhe dy motrat më të vogla, ndërsa babai i tij punonte si kuzhinier në një anije në Greqi, duke qenë shpesh larg familjes për periudha të gjata. Sipas familjarëve të tij, adoleshenti po kalonte një periudhë të vështirë duke shfaqur shenja të izolimit dhe melankolisë./ZËRI