
TIRANË- Ministri i Brendshëm Taulant Balla dhe ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali kanë reaguar këtë të premte në lidhje me vetëvrasjen e Bedrie Lokës, 41-vjaçares nga Sukthi i Durrësit, e cila u bullizua në Tik Tok. Përmes një postimi në Facebook, Balla shkruan se është koha për të bërë “gjithçka për parandalimin dhe eliminimin e dhunës ndaj grave e vajzave, e cila mbetet forma më e përhapur e shkeljes së të drejtave të njeriut në mbarë botën!
Taulant Balla: Duhet të bëjmë gjithçka për parandalimin dhe eliminimin e dhunës ndaj grave e vajzave, e cila mbetet forma më e përhapur e shkeljes së të drejtave të njeriut në mbarë botën! AsnjëJustifikim ndaj dhunës, as në shtëpi, as në vendin e punës, as në jetën publike, AS ONLINE.
E ashpër në reagimin e saj ka qenë dhe ministrja Spiropali. Dhe kjo e fundit përmes rrjeteve sociale shkruan se ky rast është tmerrësisht i rëndë dhe kërkon drejtësi dhe dënimin maksimal të fajtorëve që nxitën këtë akt ekstrem. Po ashtu, Spiropali ka kërkuar ndërhyrje në Kodin Penal për ahpërësimin e dënimeve që lidhen me gjuhën e urrejtjes dhe krimet kibernetike.
Elisa Spiropali: Një grua 41 vjeçe, nënë e katër fëmijëve, raportohet se vrau veten për shkak të denigrimit dhe bullizmit në rrjete sociale. Ky rast tmerrësisht i rëndë kërkon drejtësi! Dënimi maksimal i autorit ose autorëve për shkaktim/nxitje të aktit të vetvrasjes është më e pakta që duhet të ndodhë! Është momenti të ndërgjegjësohemi se gjuha e denigrimit dhe e dhunës në rrjete sociale prek në mënyrë shproporcionale gratë dhe vajzat, ushqehet nga kultura e dhunës patriarkale që i izolon gratë në këndin e "turpërimit" kolektiv duke u sjellë trauma të rënda individuale, familjare dhe shoqërore. Gjuha e poshtërimit dhe e denigrimit të grave gjendet rëndom në median vizive, të shkruar dhe online, ku sulmet kalojnë pa u analizuar dhe pa u dënuar nga ligji dhe shoqëria. Denoncimet për krime kibernetike dhe kërcënime online duhet të trajtohen me seriozitetin maksimal nga organet ligjzbatuese dhe nga sistemi i drejtësisë. Legjislacioni për mediat online, krimet kibernetike, kodi penal etj, kanë nevojë për ndërhyrje imediate që kultura e shpifjes dhe e denigrimit të luftohet pa asnjë rezervë nga ligji dhe të mos kthehet në normalitet shoqëror. Ngushëllime familjes së të ndjerës! U prehtë në paqen që nuk e lejuan të kishte në jetë!
Nw lidhje me ngjarjen ka reaguar dhe Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla. Kjo e fundit shprehet se shkaktarwt e ketij akti ekstrem duhet tw marrin dwnimin maksimal, ndwrsa kwrkon ndwrhyrje nw Kodin Penal.
Lindita Nikolla: Një nënë e katër fëmijëve, u vetësakrifikua për shkak të denigrimit në mediat sociale. Fëmijët dhe bashkëshorti humbën njeriun e tyre më të dashur, që i kishte thirrur për t’u gëzuar bashkarisht për festat. U bëj thirrje organeve të drejtësisë t’u japin shkaktarëve dënimin maksimal, të merituar. Kjo ngjarje tragjike duhet të shërbejë si një apel i fuqishëm për shoqërinë dhe institucionet. Kuvendi do të rishqyrtojë menjëherë, me përparësi ashpërsimin e legjislacionit për mediat online dhe Kodin Penal, sidomos dispozitat që lidhen me krimin kibernetik, sulmet, fyerjet dhe agresivitetin në rrjetet sociale. Agjencitë ligjzbatuese duhet të reagojnë më shpejt, me më shumë forcë dhe efiçience për parandalimin e rasteve të tilla, të cilat ndodhin para syve të të gjithë shoqërisë dhe shkaktojnë ngjarje tragjike e trauma familjare.
Ngushëllime fëmijëve, bashkëshortit dhe familjarëve të të ndjerës! U prehtë në paqe!
41-vjeçarja nga Sukthi Bedrie Loka piu fostoksinë dhe i dha fund jetës, pasi ishte bullizuar në TikTok. Vajza e tezes së saj i kishte marrë një foto dhe në të kishte shkruar fjalë denigruese. Postimi denigrues ishte parë nga më shumë se 30 mijë njerëz./ZËRI