Aktualitet

SKANDALI/ Taksisti i Lux-it kërcënon kolegun: Hiqe shpejt makinën se është vendi jonë! KAQ të them

Më një gjuhë urdhëruese dhe kërcënuese taksisti i Lux, i thotë ta heqë makinën nga ai vend, pasi u takon atyre.

E.K
SKANDALI/ Taksisti i Lux-it kërcënon kolegun: Hiqe shpejt makinën
Taksisti i Lux që kërcënon

TIRANË- Një tjetër incident me protagonistë taksistët e kompanisë private të taksive “Lux Taxi”, është regjistruar këtë të enjte në zonën e Fakultetit të Ekonomisë, në rrugën kur merr për nga Liqeni Artificial i Tiranës. Në një video, një taksist privat, por i licensuar pranë Bashkisë së Tiranës, denoncon presionin dhe kërcënimet që i bëhen nga shoferët e Lux Taxi, të cilët pretendojnë se vendi ku qëndron zotëria, i përket vetëm kompanisë së tyre.

Njëri prej taksistëve, afrohet në makinën e zotërisë dhe i hap derën. Këtu nis dhe sulmi verbal i tij ndaj taksistit. Me një gjuhë urdhëruese dhe kërcënuese taksisti i Lux, i thotë ta heqë makinën nga ai vend, pasi u takon atyre. Taksiti pretendon se ai paguan taksa në bashki dhe në vendin ku ka qëndruar nuk ka asnjë tabelë që tregon se ai është vend privat, vetëm për makinat e Lux-it. Për më shumë ndiqni videon e publikuar nga “JOQ”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

Taksisti i Lux: Hiqe makinën, se është e Lux-it o vlla! Hiqe makinën shpejt, kaq po të them.

Taksisti: Ku e di ti që është e Lux-it?

Taksisti i Lux: O vlla është makinë e Lux-it. Ta thashë dhe njëherë tjetër.

Taksisti: Ok, mbylle derën.

Taksisti i Lux: Hiqe makinën shpejt. Kaq, hiqe, hiqe, hiqe shpejt.

Taksisti: Mbylle se do ta heq unë makinën. Shihi këtë, vijmë dhe më kërcënojnë. Tani si të ia bëj unë. Këta thanë që është vend i Lux-it. Unë që paguaj taksat si të ia bëj, kaq gjë.

(Shoferi i Lux taxi, qëndron përpara mjetit të taksistit tjetër derisa ai fillon dhe lëviz makinën).

Dokumentari "Narco Taxi"

Një muaj më parë, Policia e Shtetit prangosi një një taksist nën efektin e lëndëve narkotike, shoferin e "Lux Taxi". Ky ishte aksioni i parë, që u bë për të goditur rrjetin e taksive që shërbenin si korrierë droge në Tiranë. Edhe pse ZËRI i ka dorëzuar të gjitha të dhënat dhe është treguar bashkëpunues ndaj autoriteteve kompetente, deri më tani nuk ka pasur asnjë verifikim mbi kompanitë që duket se vazhdojnë biznesin brenda biznesit. Droga vazhdon dhe shitet e konsumohet nga taksistët, gjë që u vërtetua edhe nga operacioni “Tempulli 3”, ndërkohë që qytetarët ende nuk janë të sigurtë për shërbimin që marrin./ZËRI

Poll

MOS HUMB