Aktualitet

VIDEO/ Qytetarët marshim kundër projektligjit të ri, firmosin revokimin, mesazhet e forta: Babai është burrë, nuk duam abortin e vajzave 16-vjeçare!

Qytetarët kërkojnë ndalimin e lejimit të surrogacinë, ndalimin e lejimit të ndërprerjes së shtatzënisë në javën e 16 pa dijeninë e prindërve apo sterilizimin e vajzave dhe djemve të moshës 18 dhe 23 vjeç.

F.m
VIDEO/ Qytetarët marshim kundër projektligjit të ri, firmosin
Marshimi

TIRANË- Koalicioni Shqiptar pro Familjes dhe Jetës organizoi sërish sot, më 1 Qershor, në orën 10:30, në sheshin “Skënderbej”, Marshimin për Jetën, në bulevrdin “Dëshmorët e Kombit”. Dhjetëra qytetarë marshuan me pankarta në duar si dhe firmosën revokimin e projektligjit "Për shëndetin seksual dhe riprodhues" që deputetët e mazhorancës kanë dhe pritet të kalojë në Kuvend.

“Babai është burrë”, “martesa është mes një burri dhe një gruaje”, “politika pro familjes”, “shtëpia ime është aty ku është familja ime”, “stop abortit”, “ndal surrogatisë”, “marshimi për jetën”, janë vetëm disa nga pankartat që mbajnë qytetarët në duar, të cilët kundërshtojnë këtë projektligj.

"Ata kanë ardhur dhe janë këtu me projektligjet antifamlje: ‘Surrogacinë’ - ‘Sterilizimin e të rinjve’ - Abortin e vajzave 16-vjeçare pa dijeninë e prindërve,”- tha një prej tyre.

I pranishëm ishte edhe pastori Akil Pano që kërkoi mbështetjen e qytetarëve në këtë nismë të ndërmarrë.

Qytetarët kërkojnë ndalimin e lejimit të surrogacinë, ndalimin e lejimit të ndërprerjes së shtatzënisë në javën e 16 pa dijeninë e prindërve apo sterilizimin e vajzave dhe djemve të moshës 18 dhe 23 vjeç.

Sipas projektligjit të ri, ndërprerja e shtatzënisë lejohet të kryehet deri në javën e 16, të miturat e pamartuara mbi 16 vjeç mund të japin vetë pëlqimin për ndërprerjen vullnetare të shtatzënisë, por të paktën njeri nga prindërit ose kujdestari ligjor duhet te informohen per vendimin e saj.

Përveç abortit, përfshirja në projektligj i të drejtës së një gruaje për t’u bërë nënë zëvendësuese ka ngjallur mjaft debate. Nënë zëvendësuese quhet një grua që mbetet shtatzënë nëpërmjet një embrioni të krijuar me fertilizim invitro, dhe mban në uterusin e saj deri në lindje një fetus për llogari të një ҫifti tjetër, i cili e ka të pamundur të lindë fëmijë në rrugë normale.

Aktualisht në Shqipëri fertilizimi invitro është rregulluar me ligj prej më shumë se dy dekadash, dhe kryhet thuajse tërësisht në institucionet shëndetësore private. Por në disa të tilla, edhe pse nuk parashikohet në ligj, prej disa kohësh kryhen edhe procedura të riprodhimit mjekësor të asistuar, me nëna zëvendësuese, ose siç quhet ndryshe “surrogacia”. 

Opozita dhe organiata të shumta knaë reaguar kundër këtij projektligji pasi pretendojnë se do të nxisë abuzime dhe se Shqipëria do të kthehet në një vend-parajsë në trafikimin e qenieve njerëzore./ZËRI

Poll

MOS HUMB