
Makina që digjet
TIRANË- Një makinë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kësaj të premteje në dalje të tunelit Tiranë-Elbasan. Në videon e mbërritur në redaksinë e ZËRI-t shihet makina teksa digjet, ndërsa në vendin e ngjarjes nuk kanë mbërritur ende Policia dhe zjarrfikësit. Ndërkohë raportohet se jashtë mjetit qëndronin dy djem, të cilët besohet se udhëtonin në mjet. Pritet që në minutat në vijim të zbardhen më tepër detaje.
Poll