Aktualitet

Videoskandali me Safet Gjicin/ Alma Kaçi: Uroj që djali im të mos e shohë videon

E ndalur tek djali i saj i mitur, Alma tha se uron që ai të mos shohë videon dhe se e ka shkëputur nga rrjetet sociale.

E.K
Videoskandali me Safet Gjicin/ Alma Kaçi: Uroj që djali im të
Alma Kaçi dhe Safet Gjici

TIRANË- Alma Kaçi, vajza që shfaqet në videoskandalin e ish-kryebashkiakut të Kukësit Safet Gjici duke kryer marrëdhënie seksuale me këtë të fundit në zyrën e tij ka folur sërish për mediat ku ka dhënë detaje në lidhje me regjistrimin. Ajo shprehet se ka pasur telefonata nga njerëz të ndryshëm por se nuk do të tërhiqet nga profesioni i inevstigimit.

Alma Kaçi: Për punën do e vazhdoj, është i vetmi profesion që di të bëj, gazetaria investigative.

E ndalur tek djali i saj i mitur, Alma tha se uron që ai të mos shohë videon dhe se e ka shkëputur nga rrjetet sociale.

Alma Kaçi: I drejtohem shtetit. Unë jetoj vetëm më djalin që e kam vetëm 12 vjeç, i ka rënë e gjithë barra atij. Kam pasur telefonata. E kam shkëputur nga rrjetet sociale, e kam çuar në shkollë. I kam thënë vetëm se kam pasur një problem në punë. Uroj të mos e shohë videon. 

Alma Kaçi u bë e njohur pas videoskandalit me ish-kryebashkiakun e Kukësit Safet Gjici në zyrën e këtij të fundit. Kaçi u fut në zyrën e Gjicit me një kamer të fshehtë me pretendimin për të përfituar një tender për sterilizimin e qenëve të rrugës por synimi sipas saj ishte demaskimi i figurës së Safet Gjicit. Në video shfaqej Gjici duke kryer marrëdhënie seksuale me Alma Kaçin. Publikimi i videos nuk i kushtoi Gjicit vetëm lënien e mandatit por dhe burgun, pasi po përballet me drejtësinë për akuzën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës. Ndërkohë Kaçi është lënë në arrest shtëpie. Të dy kanë kërkuar në apelin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizaur masë më të butë sigurie por kjo është hedhur poshtë./Zëri

Poll

MOS HUMB