Aktualitet

Videot do ia shiste të tjerëve/ Mbajti peng, përdhunoi dhe e filmoi parteren, arrestohet 40-vjeçari shqiptar

Në Komisariat, ajo pranoi se ishte sulmuar nga partneri i saj dhe se kjo nuk ishte hera e parë.

k.m.
Videot do ia shiste të tjerëve/ Mbajti peng, përdhunoi dhe e
Foto ilustruese

ITALI- Një shqiptar është vendosur pranga pasi akuzohet për disa vepra penale. 40-vjeçari akuzohet për dhunë seksuale, plagosje, rrëmbim, zhvatje, përndjekje dhe shpërndarje të videove seksuale të partneres së tij pasi e filmonte për persona të tjerë.

Sipas mediave italiane, gruaja ishte paraqitur në Komisariat me mavijosje të dukshme në fytyrë, si dhe me një frakturë në harkun e dhëmbëve. Në Komisariat, ajo pranoi se ishte sulmuar nga partneri i saj dhe se kjo nuk ishte hera e parë.

Gruaja, në fakt, edhe pse synonte të largohej nga partneri për shkak të dhunës së mëparshme, së fundmi kishte pranuar ta takonte në një hotel për të diskutuar edhe njëherë të fundit. Por ai e kishte mbylllur brenda dhe e kishte detyruar që të kryente marrëdhënie seksuale me të.

Përveçse e kishte abuzuar, shqiptari i kishte zhvatur 20 mijë euro, por edhe e kishte detyruar të bënte video seksuale së bashku; video që do u shiteshin personave të tretë./ZËRI

Poll

MOS HUMB