Aktualitet

Droga vinte direkt nga Kolumbia! Arrestohet bosi shqiptar i kartelit, merrej personalisht me 'qarkullimin' e parave

Më konkretisht, shqiptari merrej me transportin e sasive të mëdha të drogës dhe cash-it nga Belgjika në Itali dhe anasjelltas. 

k.m.
Droga vinte direkt nga Kolumbia! Arrestohet bosi shqiptar i kartelit, merrej
Foto ilustruese

FIRENCE- Policia italiane finalizoi një operacion për goditjen e një rrjeti të trafikut të drogave të forta në të gjithë Europën. Në pranga ka përfunduar një shqiptar, i identifikuar me inicialet H.Y., i skeduar për precedentë të shumtë penalë. Ai kërkohej në bazë të një urdhër-arresti evropian të lëshuar nga një gjykatë belge për një grup kriminal shqiptar që merrej me trafik droge dhe pastrim parash. Mediat italiane e konsiderojnë shqiptarin si një drejtues të rëndësishëm të organizatës dhe lidhje e fuqishme e karteleve kolumbiane të kokainës.

Më konkretisht, shqiptari merrej me transportin e sasive të mëdha të drogës dhe cash-it nga Belgjika në Itali dhe anasjelltas. 

Hetimet e karabinierëve të Borgo San Lorenzo-s, të kryera si në Itali ashtu edhe në Belgjikë, kanë zbuluar kontaktet me trafikantët kolumbianë të drogës dhe zbarkimin e rreth 1500 kilogramëve kokainë në portet e Antwerpen (Belgjikë), Roterdam. (Holandë) dhe Le Havre (Francë). Gjatë hetimeve u sekuestruan 667 kilogramë kokainë në portin e Le Havre dhe 85 në Belgjikë. Në total u arrestuan në flagrancë 6 persona me kombësi italiane dhe shqiptare, si dhe u identifikuan 7 persona të tjerë të përfshirë në trafikun e lëndës narkotike.

Në përfundim të hetimeve u zbulua se droga që zbarkohej në portet kryesore të Evropës Veriore shpërndahej në Itali dhe vende të tjera evropiane dhe për t'u shitur me pakicë./ZËRI

Poll

MOS HUMB