Aktualitet

Vidhnin bankomate duke i tërhequr me kamionë, në pranga 7 shqiptarë në Spanjë

Operacioni "Plumajero" ka sjellë çmontimin e grupit kriminal që dyshohet se ka kryer të paktën 19 grabitje në entitete të Almería, Alicante, Murcia, Valencia, Tarragona dhe Barcelona.

k.m.
Vidhnin bankomate duke i tërhequr me kamionë, në pranga 7
Foto ilustruese

SPANJË- 7 shqiptare, shumica prej tyre me një histori të gjatë në botën e krimit, janë arrestuar në Spanjë. Të prangosurit akuzohen për grabitjen e disa pikave të bankomateve, për të cilat përdornin kamionë duke grumbulluar kështu më shumë se gjysmë milionë euro.

Sipas mediave spanjolle, operacioni "Plumajero" ka sjellë çmontimin e grupit kriminal që dyshohet se ka kryer të paktën 19 grabitje në entitete të Almería, Alicante, Murcia, Valencia, Tarragona dhe Barcelona.

Për këtë grabitje kanë përdorur një kamion me vinç me të cilin shkëpusnin bankomatin nga vendi ku ishte montuar. Hetimet për këtë grup nisën në muajin shkurt, kur u grabit një bankomat në Cartagena, nga ku shqiptarët morën rreth 45.000 euro.

Hetimet vazhdojnë ende për të kapur të tjerë pjestarë të organizatës, por deri më tani, në media nuk ka dalë emri i asnjë prej autorëve të dyshuar./ZËRI

Poll

MOS HUMB