
LEZHË- Një aksident ka ndodhur në Lezhë, ku një mjet tip “Toyota Yaris” ka përfunduar brenda një dyqani me dyshekë. Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, makina drejtohej nga një 28-vjeçare e identifikuar me inicialet E.B. Në momentin që shoferja ka humbur kontrollin nuk ka patur kalimtarë në rrugë dhe pronari i dyqanit s'ka qenë jashtë. Ndaj fatmirësisht, nga aksidenti, nuk ka asnjë të lënduar.
“Rreth orës 17:20, në afërsi të vendit të quajtur “Ura e Cenit”, shtetasja E. B., 28 vjeçe, banuese në Lezhë, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, i cili për pasojë ka dalë nga rruga duke u futur në ambientet e një dyqani,”- njoftpo Policia e Lezhës.
Policia po vijon hetimet për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat e plota të kësaj ngjarje./ZËRI