
TIRANË- Kulla “Vistas Lake” do të marrë jetë buzë digës së Liqenit Artificial të Tiranës duke zëvendësuar godinën e universitetit “Marin Barleti”. “Vistas Lake” do të jetë një strukturë shërbimi, hoteleri dhe banimi 2-8 kate dhe 28 kate mbi tokë, me 5 kate nëntokë. Kulla do të ndërtohet nga “Vistas Enterprises” dhe ka marrë OK-n nga Këshilli Kombëtar i Territorit. Kompania zotërohet nga vëllezërit Adriatik, Besnik dhe Gafur Dudaj. Bashkëshortja e Adriatik Dudajt, botuesja Arlinda Dudaj ka qenë dhe e ftuar në podcastin e kryeministrit Edi Rama, “Flasim”. Ndërsa Besnik Dudaj është përmendur më herët si personi që strehoi të shumëkërkuarin e zhdukur pa gjurmë, Ervis Martinaj, në katin e katërt të hotel “Adriatik” në Durrës, ku kishte hapur dhe një kazino.