Aktualitet

Vjehrra denoncon humbjen e nuses 17-vjeçare të djalit, kërkon ndihmën e Policisë për ta gjetur

Ngjarja e pazakontë ka ndodhur në Tiranë, ku edhe është regjistruar denoncimi për zhdukjen e 17-vjeçares.

k.m.
Vjehrra denoncon humbjen e nuses 17-vjeçare të djalit, kërkon
Foto ilustruese

TIRANË- Një grua e moshuar ka denoncuar humbjen e nuses së mitur të djalit të saj, duke kërkuar ndihmën e Policisë së Shtetit për gjetjen e adoleshentes. Ngjarja e pazakontë ka ndodhur në Tiranë, ku edhe është regjistruar denoncimi për zhdukjen e 17-vjeçares.

“Kallëzoi shtetasja H. L., 65 vjeçe, se ishte larguar nga banesa, bashkëshortja 17 vjeçe e djalit të saj. Punohet për gjetjen e kësaj shtetaseje,”- bëri me dije Policia. 

Por ende nuk dihen detaje për dinamikën dhe rrethanat e ngjarjes së largimit dy ditë më parë të së miturës. Aktualisht, po kryhen hetime nga familjarët dhe të njohurit e të miturës, për të bërë të mundur gjetjen e saj. Po ashtu, e paqartë është lidhja e martesës mes adoleshentes dhe bashkshortit, për shkak të moshës së saj./ZËRI

Poll

MOS HUMB