Aktualitet

Vrasja e të riut në Fier/ Si nisi sherri për thikën dhe vijoi në rrjetet sociale, autori: Nuk doja ta godisja

Mësohet se 19-vjeçari ka shkuar vetëm të sqarohet me autorin, por situata është përshkallëzuar.

f.t
Vrasja e të riut në Fier/ Si nisi sherri për thikën dhe
Grei Bihuci

FIER- Të tjera detaje janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Fier, ku 19-vjeçari Grei Bihuci mbeti i vrarë me thikë pas një përplasje me Florjan Mukën. Mësohet se 19-vjeçari ka shkuar vetëm të sqarohet me autorin, por situata është përshkallëzuar. Muka ka deklaruar se nuk ka dashur të godasë me thikë viktimëm.

Zanafilla e sherrit ka qenë një thikë që autori Muka ua kishte dhënë shokëve të viktimës dy muaj më parë. I riu nuk e kishte marrë kurrë mjetin e ftohtë pas megjithëse kishte kërkuar që ti kthehej. Pas një sherri, Florjan Muka arriti më në fund ta merrte nga ata.

Ky sherr mes të rinjve është pasuar nga një tjetër sherr në rrjetet sociale, i cili ka degraduar deri në komente fyese. Të rinjtë u takuan ditën e djeshme në Fier për t’u sqaruar dhe mbyllur debatin, megjithatë situata ka përshkallëzuar në përplasje me thikë, nga e cila ka mbetur i plagosur Grei Bihuci së bashku me 20-vjeçarin Olti Serjanaj./ZËRI

Poll

MOS HUMB