Aktualitet

Vrasësi shqiptar "zbulon' rrjetin e drogës në Holandë

Menaxheri i picerisë u qëllua për vdekje në mes të ditës, ndërsa mediat e huaja raportojnë se ai ishte "koka" e bandës.

k.m.
Vrasësi shqiptar "zbulon' rrjetin e drogës në
Foto ilustruese

BELGJIKË- Gjykata penale në Bruksel ka dënuar 11 anëtarë të një bande droge me burg nga një deri në dhjetë vite. Banda u ekspozua pas të shtënave në një piceri në Strombeek në prill 2020. Menaxheri i picerisë u qëllua për vdekje në mes të ditës, ndërsa mediat e huaja raportojnë se ai ishte "koka" e bandës.

Sipas prokurorisë publike Halle-Vilvoorde, banda importoi të paktën 84 kilogramë kokainë nga Kolumbia dhe Holanda, e pasi e "priste" në Belgjikë e transportonte në Itali me makina të modifikuara. Por vrasja ekspozoi të gjithë rrjetin e drogës. Vrasësi, i cili është ende në pritje të gjykimit, është një 37-vjeçar shqiptar, i cili u largua me makinë nga vendi i ngjarjes. Por pas la armën e zjarrit në makinë. Mirëpo emri i tij nuk është bërë me dije nga mediat vendase.

Ndërkohë që pas vrasjes së pronarit të picerisë, vëllai i tij mësohet se ka marrë drejtimin e rrjetit të drogës./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB