
TIRANË- Nëna e Aleksandër Sadikajt, i cili u vra në një atentat me tritol në zonën e TEG-ut në Tiranë, përmend me emër dhe me mbiemër personin që sipas saj i ka vrarë të birin. Ajo drejton gishtin te shtetasi Ledjan Alushaj, me të cilin djali i saj ka pasur shoqëri, e madje vrasësi sipas saj ka qenë në ceremoninë mortore të Aleksandër Sadikajt.
“Ka ardhur vetë presoni që e ka vrarë, shoku i tij e ka ngritur në krahë, e ka puthur dhe e ka përcjellë edhe në banesën e fundit. Ka qënë vetë Ledjoni. 3 ditë para djali ime puthte e i përkëdhekte fëmijën dhe i kishte blerë dhurata fëmijës së këtij dhe ky erdhi dhe e vrau pa pikë turpi. Pas një jave i bëri dhe ditëlindjen dhe numëroi ditët sa kaloi një ditë dhe e hodhi në erë e vrau djalin”, u shpreh Silvana Sadikaj.
Edhe pse hetimet nuk kanë dalë në konkluzione, Silvana Sadikaj nuk nguron të akuzojë publikisht Ledjan Alushajn për eliminimin e djalit të saj. Teksa ngre gishtin e përgjegjësisë, ajo zbulon disa të dhëna që sipas saj e kanë bërë të jetë e bindur në pistën që tregon.
“Ne kemi dëshmitarë që dëshmojë që autorët e kanë cuar makinën tek daja i Ledit në Cakran, më ka thënë dhe vetë djali dhe një shoqja e Aleksandrit që dëshmojnë për këtë punë. Që e coi për ta rregulluar, po pse duhej ta conte në Cakran të Fierit kur ka plot servise në Shqipëri. E ka çuar te daja i tij që ka vetëm një material ndërtimi atje. Atje i është vënë eksplozivi”, tha më tej Silvana Sadikaj.
Pak muaj pas atentatit, nëna e Sadikaj, pas hetimeve private që familja kreu, kërkoi të takojë personalisht Ledjanin. Ajo ka udhëtuar drejt qytetit të Sarandës për t’u takuar me të, pasi donte të dinte variantin e historisë nga Ledjan Alushaj. Por ky i fundit nuk ka pranuar ta takojë.
“Kam shkuar deri te shtëpia deri te BlueSky dhe nuk më ka dale, më ka bërë bisht dhe ka ikur, kur ai këtu vinte me gruan me fëmijën hante pinte. I thosha lëre tavolinën mos e paguaj se ishte shoku i djalit dhe ai nuk pranoi as të fliste me mua”, vijoi më tej akuzat nëna e Aleksandër Sadikajt. Emrin e Alushajt si të dyshuar kryesor për vrasjen e ka përmendur publikisht më herët dhe motra e Sadikajt.
/ZËRI