TIRANË- Gjykata e Apleit ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për burgim të përjetshëm për Eduart Lamajn, autorin e vrasjes së dy biznesmeve Paulin Gjergji dhe Bujar Lika në Kurbin. Ndërkohë Apeli ka lënë në fuqi dënimin me 33 vite burg për Ilir Likajn (Xhepa). Vendimi për burg përjetë është dhënë nga Gjykata e Kurbinit, autori kërkoi zbutjen e masës në Apel por kjo nuk u pranua.
NJOFTIMI I GJYKATËS SË APELIT
Referuar raportimeve të mëparshme në media, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë:
Më datë 30.05.2020 rreth orës 21:40, në Lac, në Hotelin “A&A”, të ndodhur në aksin rrugor Tiranë- Lac, janë vrarë me armë zjarri shtetasit me iniciale B. L (H) i cili ka ndërruar jetë menjëherë si dhe shtetasi me iniciale P.Gj (M), në këtë ngjarje ka mbetur i plagosur edhe njëri prej autorëve të veprës penale, të akuzuar për kryerjen e kësaj vepre penale janë shtetasit me iniciale E.L dhe I. L (Xh).
Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kurbin, është zhvilluar gjykimi lidhur me çështjen penale që i përket të pandehurit me iniciale E. L, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhim i armëve, armëve luftarake dhe municioneve”, parashikuar nga nenet 79/dhe, 25 dhe 278/1 të Kodit Penal si dhe të pandehurit me iniciale I. L (Xh), i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 79/dhe, 25 të Kodit Penal.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin, me vendimin nr. 1119-130, datë 18.10.2022 ka vendosur:
1.Deklarimin fajtor te te pandehurit E. L, per kryerjen e vepres penale "Vrasja ne rrethana te tjera cilesuese", parashikuar nga neni 79, germa "dh" e Kodit Penal dhe denimin e te pandehurit mbi bazen e kesaj dispozite me burgim te perjetshem.
2. Deklarimin fajtor te te pandehurit E.L per kryerjen e vepres penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armeve, armeve shperthyese dhe i municionit", parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal dhe denimin e te pandehurit mbi bazen e kesaj dispozite me 7 (shtate) vjet burgim.
3. Ne aplikim te nenit 55 te Kodit Penal, ne caktim te denimeve per disa vepra penale, denimin perfundimisht te te pandehurit E. L per vepra penale te parashikuara nga nenet 79, germa "dh" e 25 dhe 278/1 te Kodit Penal, me burgim te perjetshem.
4. Vuajtja e denimit per te pandehurin E. L te filloje nga data e arrestimit te tij 23.06.2020 dhe vijimi i denimit me burgim te vuhet ne nje burg te sigurise se larte.
5.Deklarimin fajtor të të pandehurit I. L (Xh), për kryerjen e vëprës penale "Vrasja në rrethana të tjera cilesuese", parashikuar nga neni 79, germa "dh" e Kodit Penal dhe denimin e te pandehurit mbi bazen e kesaj dispozite me 33 (tridhjete e tre) vjet burgim.
6.Vuajtja e denimit per te pandehurin I. L (Xh) te filloje nga data e arrestimit te tij 28.06.2020 dhe pjesa e pavuajtur e denimit te caktuar te vuhet ne nje burg te sigurise se larte.
Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimeve të bërë nga:
- I pandehuri me iniciale E.L, i cili kërkoi lënien në fuqi të vendimit për sa i përket veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhim i armëve, armëve luftarake dhe municioneve” dhe prishjen e vendimit dhe pushimin e cështjes për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, pasi fakti është kryer në prani të një shkaku të përligjur ose të një shkaku padënueshmërie.
- Si dhe i pandehuri me iniciale I. L (Xh), i cili kërkoi ndryshimin e vendimit, deklarimin e pafajshëm të tij.
Gjithashtu, ndaj këtij vendimi kanë ushtruar ankim trashëgimtarët e viktimës të ndjerit P. Gj (M), të cilët kanë kërkuar ndryshimin e vendimit duke e dënuar me burgim të përjetshëm të pandehurin I. L (Xh).
Në përfundim të gjykimit, sot më datë 11.10.2023, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Relator Gjyqtar z. Genti Dokollari dhe anëtare znj. Irena Brahimi dhe znj. Emona Muci, vendosi:
- Lënien në fuqi të vendimi nr. 1119 - 130, datë 18.10.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin.
- Mospranimin e ankimit të ushtruar nga trashëgimtarët e viktimave A dhe N. Gj
Si ndodhi ngjarja
Bujra Lika dhe Paulin Gjegji u ekzekutuan me breshëri plumbash më 30 maj të vitit 2023 në një lokal në në autostradën Milot-Mamurras, pranë fshatit Gjorëm. Në momentin që Lamja ka hyrë në lokal, Gjergji ka qenë i armatosur dhe ka hapur zjarr ndaj tij. Nga kjo përleshje Eduart Lamaj mbeti i plagosur në këmbë. Ai u arrestua në një klinikë në Qytet Studenti.
Në dëshminë e tij ai ka thënë se ka kërkuar ndihmën e tre miqve të tij për të kryer atentatin, konkretisht Ilir Likajt (Xhepajt, Klaudio Përkolës dhe Oltion Vlashit. Dy të fundit ende në kërkim nga Policia. Dy biznesmenët njiheshin si miq të të shumëkërkuarit të drejtësisë, Ervis Martinajt. Ndërkohë arsyet e ngjarjes mbeten ende të pazbardhura./Zëri.ai