
POGRADEC-Dhunimi për vdekje i Egli Progës dhe fshehja e ngjarjes nga ana e policisë ka sjellë një indinjatë të madhe tek qytetarët shqiptarë. Në rrjetet sociale është bërë thirrje për protestë, në datën 19 gusht në orën 19:30.
“Drejtësi për Eglin. Marshim nga sheshi Skënderbej drejt Kryeministrisë, kundër gangove me pushtet për jetën, për sigurinë, për drejtësinë”, thuhet në posterin që është shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale.

Gjykata la në burg sot autorin, Denis Meçe dhe dha masën “detyrim paraqitje” për Voltan Shulku, 40 vjeç, Arian Manellari, 55 vjeç dhe Leonidha Guçe, 47 vjeç. Egli Proga ndërroi jetë të shtunën (7 Gusht), si fillim ngjarja u raportua si aksident, ku u tha se viktima humbi jetën pasi u rrëzua në rrugë, por pas pretendimit të familjarëve se ishte dhunuar, rezultoi se ai vdiq si pasojë e plagëve të marra nga dhunimi që iu bë nga Meçe, teksa u la për 30 minuta i shtrirë në Rrugë./ZËRI