Aktualitet

FOTO-Dhunoi për vdekje Egli Progën/ Në rrjet fillon 'fushata' për lirimin e Meçes: Shpejt do të nxjerr nga ai vend 'boss'

Teksa familjarët e viktimës kërkojnë drejtësi për vrasjen e djalit të tyre, të afërmit dhe miqtë e Meçes kërkojnë lirimin e këtij të fundit.

f.t
FOTO-Dhunoi për vdekje Egli Progën/ Në rrjet fillon
Denis Meçe

POGRADEC-Denis Meçe i cili dhunoi për vdekje Egli Progën është lënë në burg me vendim të Gjykatës së Korçës. Teksa familjarët e viktimës kërkojnë drejtësi për vrasjen e djalit të tyre, të afërmit dhe miqtë e Meçes kërkojnë lirimin e këtij të fundit. Në rrjet një prej miqve të autorit të krimit ka postuar foton e Denis Meçes, duke pretenduar se ai është një djalë i mirë dhe se shumë shpejt do të dalë nga burgu.

"Denis Meçe, gjigandi vëllait, të gjithë e dimë ça çuni je për shoqërinë, shumë shpejt do të nxjerr nga ai vend. Frre my men. Best Boss,"-thuhet në postim.

FOTO-Dhunoi për vdekje Egli Progën/ Në rrjet fillon

Policia bëri të ditur se e ka referuar ngjarjen në Prokurori si vrasje me dashje, e cila sipas kodit penal dënohet nga 10 gjer në 20 vjet burgim. Por prokuroria, pas 48 orësh, kur e ka dërguar dosjen për vlerësim në gjykatë ka ndryshuar akuzën për Denis Meçen, duke e referuar tashmë ngjarjen si vrasje nga pakujdesia, duke e zbutur atë në maksimum. Kjo vepër penale dënohet me gjobë ose me burgim gjer në 5 vjet./ZËRI

Poll

MOS HUMB