Aktualitet

Vrasja e Halil Kokës në Durrës! Autori dhe viktima me precedentë, ç’kanë bërë në të kaluarën

Autori ishte dënuar në të kaluarën për përndjekje, ndërsa viktima për armëmbajtje pa leje.

D.XH
Vrasja e Halil Kokës në Durrës! Autori dhe viktima me
Halil Koka

DURRËS- Personi në foto, që mbeti i vrarë gjatë ditës së sotme në Durrës është Halil Koka, 47 vjeç. Ai mbeti i vrarë gjatë ditës së sotme nga Ilir Koçilja, 35 vjeç. Halil Koka ishte nipi i ish-deputetit të PS-së, Lefter Kokës.

Koka, pasi është plagosur, ka arritur ta kapërcejë rrugën dhe vrapoi që të shpëtojë nga Koçilja, por është rrëzuar në rrugë. 47-vjeçari u dërgua në spital, por se ka ndërruar jetë rrugës. Në momentin e arrestimit, Koçiles i është gjetur në xhep thika, me të cilën ka vrarë Kokën.

Halil Koka ishte dënuar nga gjykatat shqiptare dy herë për armbëmbajtje pa leje. Në 2008 ai ishte dënuar me 6 muaj burg dhe më 2012 me 5 muaj të tjerë. Në vitin 2021, Halil Koka, së bashku me një person tjetër ishte kapur sërish me armë pa leje, por se në këtë rast nuk kishte marrë dënim nga gjykata.

Nga ana tjetër, edhe autori Ilir Koçilja ishte me precedent penal. Ai është dënuar më 2018 me 4 muaj burg për përndjekjen e një vajze, që më pas humbi jetën në një aksident automobilistik. Për policinë, Koçilja ishte person problematik dhe me probleme të shëndetit mendor./ZËRI/

Poll

MOS HUMB