Aktualitet

Vrasja e terroristëve, Lista Serbe shpall tre ditë zie

Ndërsa, Prokuroria Specila kërkon paraburgim për 3 serbë të dyshuar për akte terrori

D.XH
Vrasja e terroristëve, Lista Serbe shpall tre ditë zie
Lista Serbe

ZVEÇAN - Lista Serbe përmes një njoftimi për mediat ka bërë me dije se ka shpallur tre ditë zie në komunat e populluara kryesisht nga serbët. Kjo, për shkak të vrasjes nga policia të tre terroristëve gjatë të dielës.

“Datat 26, 27 dhe 28 shtator shpallen ditë zie në komunat me shumicë serbe, për shkak të vdekjes së qytetarëve tonë në ngjarjen tragjike në Banjskë”, thuhet në njoftimin e partisë serbe.

Prokuroria kërkon paraburgim ndaj tre terroristëve të dyshuar

Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë sot një kërkesë për caktimin e paraburgimit për tre të dyshuar si të përfshirë në akte terroriste, V.T, B.S, D.M.

Sipas një njoftimi për mediat, tre personat dyshohen për veprat penale “Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”, “Kryerja e veprave terroriste” dhe “Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”.

“Prokuroria Speciale njofton opinionin se kërkesa është bërë kundër tre (3) të pandehurve për veprat penale ‘Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës’ nga neni 126, dhe ‘Kryerja e veprave terroriste” nga neni 129 të Kodit nr.06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës, si dhe veprat penale ‘Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës’ nga neni 126, dhe ‘Kryerja e veprave terroriste” nga neni 129, lidhur me nenin 33 të Kodit nr.06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës’ “, thuhet në njoftim.

Gjendet autoblindë e braktisur nga grupi i serbëve

Policia e Kosovës vazhdon të kontrollojë territorin rreth manastirit në fshatin Banjskë, me qëllim gjetjen e armatimeve apo sendeve të tjera jo të ligjshme.

Në vazhdë të kontrolleve, u gjet një autoblindë e braktisur pranë manastirit. Brenda autoblindit janë gjetur dhe armë të ndryshme. /Zëri.ai/

 

Poll

MOS HUMB