
TIRANË- Avokati Spartak Ngjela ka bërë deklarata të forta mbrëmjen e djeshme në një emision televiziv, ku ka thënë se numri i serbëve të vrarë nga policia e Kosovës në Zveçan nuk është deklaruar dhe se mund të jenë deri në 50-60 viktima.
Sipas Ngjeles, zyrtarët perëndimorë Lajçak, Borrell dhe Ecobar ishin në krah të Serbisë dhe kjo sipas tij ishte e dukshme, gjë e cila i ka dhënë kurajo akoma më shumë trupave serbë, për të organizuar një sulm në drejtim të policisë së Kosovës.
Ngjela tha se autoritetet e Kosovës kanë një meritë të jashtëzakonshme që kanë goditur në shenjë dhe që kanë shmangur viktimat në radhët e përfaqësuesve fetarë brenda manastirit të Banjskës.
“Versionet zyrtare kanë dalë të gjitha. Ata kanë qenë të përgatitur, ata që u sulmuan. Kishte edhe rus mes tyre, kishin kohë që përgatiteshin. Ata ishin forca paraushtarake nuk ishte ushtrise kishte frike Serbia të thoshte që po sulmon Serbia. Ata bënë një test, donin të provonin perëndimin dhe amerikan. Ishin tre persona, Lajçak, Borrell dhe zëvendës sekretari i shtetit. Që të tre kanë për të thyer qafën.
E vetmja gjë që doli sot ishte forca e madhe e ushtrisë së Kosovës që ishte e përgatitur, njësoj është policia me ushtrie. Ata ishin trupa shumë të rregullt, shumë të përgatitur, ishte ushtria e Kosovës që u tregua e jashtëzakonshme, mund të jenë vrarë rreth 50-60 do të gjenden nëpër ferra të vdekur do të dalë numri. Ushtria e Kosovës ishte profesional, goditën në shenjë, kjo i trembi dhe ikën. Ata kanë një marrëveshje me KFOR-in që në momentin që jemi në tërheqje të ikin.
Lajçak, Borrel dhe Escobar ishin në krah të Serbisë, dy të parët më të hapur i treti më i fshehur, Kjo i ka dhënë kurajo atyre. Bashkëpunimi amerikan i ka dhënë gjëra falso. Unë po flas për sjelljen e atyre të treve, është individuale. Ata kanë menduar siç duket shërbimi amerikan i ka thënë që këta janë me një luftë i merrni fare, por kur panë që ishin shumë të përgatitur u larguan. Nuk i goditi KFOR sepse kanë një marrëveshje, që në rast se tërhiqen forcat serbe nuk do të ketë ndërhyrje.”– tha Ngjela.
Ministri i Brendshëm i Kosovës Xhelal Sveçla, bëri thirrje ditën e djeshme që të dyshuarit e tjerë të dorëzohen dhe të përgjigjen para drejtësisë për aktet e tyre terroriste.
-
6 serbë po mjekohen në Novi Sad, Sveçla: Na i dorëzoni kriminelët
25 Shtator, 15:05
Çfarë ka ndodhur në Kosovë
Në orët e para të mëngjesit të së dielës, Kosova u trondit nga një sulm kriminal në drejtim të punonjësve të policisë, ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku, dhe mbetën të lënduar dy kolegë të tij, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Ishte ora 02:34 e mëngjesit, kur një patrullë e policisë së Kosovës, vunë re se në hyrje të fshatit Banjskë, në urë, ishin vendosur si bllokadë dy kamionë pa targa, duke bllokuar në këtë mënyrë qarkullimin e mjeteve.
Me mbërritjen në vendngjarje, efektivët e policisë së Kosovës janë përballur me rezistencë, ku nga disa pozicione të ndryshme ndaj tyre është qëlluar me armë dhe me granata dore, e për pasojë humbi jetën Bunjaku, dhe u lënduan dy kolegët e tij. Pas ngjarjes mobilizimi i punonjësve të policisë ishte i menjëhershëm, ndërkohë që agresorët gjetën strehim brenda në Manastirin e Banjskës, ku u mbajtën të rrethuar nga policia, e 3 prej tyre u ekzekutuan fizikisht, ndërsa 6 të tjerëve iu vunë prangat./Zëri.ai