Aktualitet

Vrasja e Viktor Bardhit në Mirditë, drejtori i Policisë së Lezhës: Kemi 1 të shoqëruar, arma e krimit nuk është gjetur

Muçaj thekson se emri i personit të shoqëruar dhe pista që po ndiqet nuk mund të bëhen publike në këtë fazë, por mund të ketë një njoftim të dytë pasi të pyeten dëshmitarët.

zh.ll
Vrasja e Viktor Bardhit në Mirditë, drejtori i Policisë së
 Drejtori i Policisë së Lezhës, Ermal Muçaj

MIRDITË- Drejtori i Policisë së Lezhës, Ermal Muçaj, ka dhënë detaje të reja lidh7ur me vrasjen e 65-vjeçarit Viktor Marku në Ndërfushas të Mirditës. Në një prononcim për mediat nga vendngjarja, Muçaj bën me dije se është shoqëruar një person, ndëra një grup hetimor po ndjek një pistë konkrete për zbardhjen e ngjarjes. 

Muçaj thekson se emri i personit të shoqëruar dhe pista që po ndiqet nuk mund të bëhen publike në këtë fazë, por mund të ketë një njoftim të dytë pasi të pyeten dëshmitarët. Ndërkohë, ai shtoi se një tjetër element që po hetohet është djegia e një autonjeti rreth 20 minuta pas ngjarjes. 

“Rreth orës 8:55 sot jemi njoftuar në sallën operative për një ngjarje të rëndë të ndodhur në Ndërfushas, Mirditë. Kemi ngritur grupin hetimor, kemi ardhur në vendngjarje dhe, nga veprimet e para hetimore, ka rezultuar që një shtetas, që është vrarë në automjetin e tij, është shtetasi Viktor Marku, i datëlindjes 1961. Ndërkohë që jeni dhe vetë prezent, po bëhen të gjitha veprimet hetimore. Rreth 20 minuta pas ngjarjes, në fshatin Rrethi i Ri, që është afër Rubikut, diku këtu afër, është djegur një automjet. Është ngritur dhe grupi hetimor i dytë dhe po sqaron rrethanat e rastit. Po kryhen të gjitha veprimet hetimore, po fiksohen të gjitha provat, po pyeten dëshmitarët dhe do të jemi për një njoftim të dytë, sapo të kemi diçka të re në lidhje me këtë ngjarje. Kemi të shoqëruar dhe pistat tona i kemi, por nuk mund t’i ndajmë në këtë moment me mediat. Jo, nuk janë gjetur armë në makinë”, tha Muçaj./ZËRI

Poll

MOS HUMB