Aktualitet

Vrasja në Laknas e paralajmëruar! I afërmi i viktimës: Policia e kishte lënë në heshtje

I afërmi i viktimës ka deklaruar se në dijeni të konfliktit që vijonte prej afro 10 vitesh ka qënë dhe vetë shefi i rajonit të policisë, por ngjarja ishte lënë në heshtje

E.K
Vrasja në Laknas e paralajmëruar! I afërmi i viktimës:
Autori i vrasjes Maliq Marku, dhe kusheriri i viktimes

TIRANË- Vrasja e ndodhur mesditën e djeshme në Laknas, mund të ishte parandaluar, për shkak se viktima dhe i plagosuri e kishin denoncuar disa herë në polici autorin e krimit të rëndë. Konflikti ndodhi për një kanal të ujërave të zeza, që edhe më herët ishte bërë shkak për sherre të vazhdueshme mes viktimës Shefqet Hasa, dhe autorit Maliq Marku. Kushëriri i viktimës, ka treguar për Klan dinamikën e ngajrjes, si dhe arsyet se pse kanë çuar në degjenerimin e konfliktit deri në përdormin e armëve.

Sipas dëshmisë së të afërmit të Shefqet Hasës, autori i vrasjes, nuk ka lejuar ndërtimin e një pusete për ujërat e zeza, edhe pse ai kishte qenë një investim i të gjithë lagjes.

“Konflikti ka qenë vetëm për ujërat e zeza. Autori i masakrës nuk i ka lejuar pusetën. Ajo ka qenë një pusetë e përgjithshme. Ai pastaj e ka mbyllur pusetën. Pastaj këta i kanë bërë vetë si lagje 100 e sa metra. Më pas ka ardhur dhe i ka thënë se “unë do i fus prapë aty” se në tokën e vet nuk i ka lejuar dhe i ka bërë privatisht.

Ka dashur sërish që të prishë rrugën, ndërkohë që ajo ishte e bërë me kanalizme dhe me të gjitha. Këta nuk i kanë lejuar. Konfliktin e dinë të gjithë bashkia. Dëgjova se thanë mbrëmë se nuk ka dijeni Shefi i Rajonit 5, ai ka qenë në dijeni”, ka treguar i afërmi i viktimës, ndërkohë që sipas tij për konfliktin ka qenë në dijeni dhe policia, por ngjarja është lënë në heshtje, duke shkaktuar një tragjedi mesditën e djeshme.

“Mbi 3-4 herë kanë shkuar në polici për këtë konflikt dhe e kanë lënë atje autorin, por prapë e kanë lënë në heshtje. Autori nuk është bindur. Pastaj dje që ka ndodhur rasti më i rëndë, ka dalë dhe i ka vënë etiketa aty dhe ka thënë se “do ta çaj se nuk bën më”.

Ai komshiu që është në spital sot që është plagosur, i ka thënë që “nuk bëhet llaf se të kemi lutur dhe nuk ke dashur”. Pastaj ka dalë me çunin e hallës tim dhe i ka thënë se këtu është problemi, i ka thënë “mos u merr me të fare edhe do të shkojmë ta denoncojmë në polici se 10 vjet ky muhabet”. Pastaj ka gjuajtur çunin e hallës time ka vrarë atë dhe pasi e ka plagosur e ka ndjekur mbrapa deri tek kjo shtëpia dhe aq ishte muhabeti”, ka thënë më tej i afërmi i viktimës.

Versionin e dhënë nga i afërmi i viktimës e mbështet dhe një fqinje e të ndjerit. Ajo thotë se familja e Shefqetit nuk kishte pasur asnjëherë probleme me fqinjët dhe banorët e zonës, dhe se i gjithë konflikti ishte nxitur që prej fillimit nga Maliq Marku.

“Shumë herë kanë pasur konflikte për këtë kanalin. Kanalin e ka bërë shtetit për të gjithë, por ky jua bllokoi lagjes dhe shteti nuk i bëri gjë dhe atëherë u bllokuan ujërat brenda. Bëri pastaj një kanal pa pyetur njeri tjetër. Ky prapë donte të fuste ujërat tek kanali që e bënë ata vetë. Ai i shkreti sa erdhi nga puna. Nuk ka qenë as problematik. Familje më e mirë… Shefqeti.

Ishte shofer autobusi Kamëz-Tiranë. Sapo kishte ardhur nga puna dhe ai doli thjesht si njeri për të debatuar, nuk ia mori mendja”, tregon fqinja.

Në dëshminë e tij dhënë para hetuesve, Maliq Marku tha se vrasjen e kishte kryer në gjaknxehtësi e sipër, por sipas policisë krimi ka qenë i mirëmenduar, edhe për shkak se konflikti mes palëve kishte kohë që vijonte.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB