Aktualitet

U vra për një kanal uji, viktima punonte shofer në linjën e urbanit të Kamzës

Mësohet se viktima nga konflikti në Laknas, Shefqet Hasa, 55 vjeç, punonte si shofer në linjën e Kamzës.

D.XH
U vra për një kanal uji, viktima punonte shofer në linjën e
Shefqet Hasa

KAMËZ – Shefi i Komisariatit numër 5 në Tiranë Oliger Torba ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë e ndodhur në Laknas të Kamzës. Viktima Shefqet Hasa, 55 vjeç mësohet se punonte si shofer në linjën e urbanit të Kamzës.

Kryepolici i Kamzës deklaroi ndër të tjera për mediat se autori, 70-vjeçari Maliq Marku ka vrarë Hasën dhe plagosur Besim Keqën, me një armë pa leje. Shkak për konfliktin ka qenë një konflikt i çastit për një kanalizim të ujërave të zeza.

“Autori quhet Maliq Marku, 70 vjeç, u arrestua në banesën e tij. Është bërë dokumentimi i ngjarjes. Rezulton se janë dy persona të dëmtuar, Shefqet Hasa i cili ka ndërruar jetë dhe Besim Keqa që ndodhet në Spitalin e Traumës jashtë rrezikut për jetën.

Nuk kanë pasur konflikte të mëparshme. Motivi i konfliktit është për motive të dobëta. Ne po bëjmë veprimet tona procedurale. Autori akoma nuk është pyetur sepse është shumë shpejt. Arma ishte pa leje dhe u kap nga shërbimet e policisë në banesë”, deklaroi kryepolici i Kamzës, Oliger Torba.

Gjatë ditës së sotme, në Laknas, Maliq Marku 70 vjeç ka vrarë me armë zjarri shtetasin Shefqet Hasa 55 vjeç dhe ka plagosur 50-vjeçarin Besim Keqa. Konflikti dyshohet se ka nisur për kanalizimin e ujërave të zeza./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB