Aktualitet

Vrasja në Vlorë/ 58-vjeçari ekzekutohet me dy plumba në kokë dhe një në kraharor, viktima baba i dy fëmijëve

Sipas Policisë, viktima është qëlluar me tre plumba, dy në kokë dhe një në kraharor.

I.F
Vrasja në Vlorë/ 58-vjeçari ekzekutohet me dy plumba në
Pamje nga vendngjarja

VLORË- Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, ku është ekzekutuar me armë zjarri 58-vjeçari Renato Hoxhaj. Mësohet se 58-vjeçari është vrarë në rrugë në afërsi të banesës së tij. Sipas Policisë, viktima është qëlluar me tre plumba, dy në kokë dhe një në kraharor. Po në afërsi të banesës së tij, Hoxhaj punonte si roje në një pallat në ndërtim.

Bëhet me dije se viktima nuk ka pasur precedent të mëparshëm penal, ndërsa në zonë njihej si njeri jo problematik. Ai ishte i divorcuar, baba i dy fëmijëve dhe jetonte vetëm. Pranë vendit ku ai është ekzekutuar ka kamera sigurie, të cilat janë marrë nga Policia për t’u këqyrur.

Po ashtu, është marrë në pyetje edhe një prej familjarëve të viktimës./ZËRI

Poll

MOS HUMB