Aktualitet

Vrasja që tronditi Tropojën, sherri nisi për muzikën, dy grupet u zunë me shishe dhe thika

Autori i vrasjes ndodhet në kërkim edhe pas dy ditësh

E.K

TROPOJË- Autori i dyshuar i krimit që tronditi dy ditë më parë Tropojën, me një viktimë dhe dy të plagosur, është ende në arrati, ndërsa u arrestuan bashkëpunëtorët e tij.

40-vjeçari Saimir Sadiku nuk është kapur nga policia, ndërkohë që detaje të tjera zbardhen nga ngjarja, që dyshohet se nisi me një debat për muzikën e lartë në lokal.

Në sherr u përfshinë dy gupe të rinjsh të cilit dyshohet se ishin nën efektin e alkoolit. Në përplasjen me njëri-tjetrin, ata kanë përdorur shishe qelqi dhe thika.

24-vjeçari, Adrian Pepkolaj ndërroi jetë në spital, ndërsa të plagosur mbetën vëllai i tij Valentin Pepkolaj dhe Shkëlzen Kukaj, i afërmi i tyre.

Në kërkim është shpallur Saimir Sadiku, banues në fshatin Dushaj të Tropojës, ndërsa u prangosen shokët e tij, Andrin Qehaja, Xhevolin Macaj, Altin Shpendi, Anton Boçi, Jetmir Kuraj.

Poll

MOS HUMB