Aktualitet

Vrau ish-vjehrrin dhe ish-kunatin/ Gjykata e Lartë 'mbyll derën' për Besnik Pjetrin, lë në fuqi burgimin përjetë

Trupi gjykues, i përbërë nga gjyqtarët Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sandër Simoni, nuk mori në konsideratë pretendimet e Pjetrit për shkelje procedurale dhe kërkesën për rrëzimin e vendimeve të dy shkallëve më të ulëta të gjyqësorit.

zh.ll
Vrau ish-vjehrrin dhe ish-kunatin/ Gjykata e Lartë 'mbyll
autori dhe viktimat

TIRANË- Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin për dënimin me burg të përjetshëm të Besnik Pjetrit, i cili në vitin 2022 vrau ish-vjehrrin dhe ish-kunatin e tij. Trupi gjykues, i përbërë nga gjyqtarët Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sandër Simoni, nuk mori në konsideratë pretendimet e Pjetrit për shkelje procedurale dhe kërkesën për rrëzimin e vendimeve të dy shkallëve më të ulëta të gjyqësorit.

Më 16 prill të vitit 2024, Gjykata E Lezhës dha dënimin me burg përjetë për Pjetrin, por çështja kaloi në Apel. Po atë vit, në muajin nëntor, Gjykata e Apelit la në fuqi dënimin me burg të përjetshëm për Besnik Pjetrin.

Si ndodhi ngjarja

Krimi i rëndë ndodhi rreth orës 23:00 të mbrëmjes të 29 gushtit 2022 në fshatin Gryk Zezë, ku Besnik Pjetri vrau Pjerin Përjakun 56-vjeç dhe Gentian Përjakun 32-vjeç.

Pjetri, ish-dhëndri i familjes, shkoi në banesën e Pjerin Përjakut dhe qëlloi me armë atë dhe djalin e tij, duke i lënë të vdekur. Ngjarja e rëndë dyshohet se ndodhi pas konflikteve familjare, ndërsa autori ishte divorcuar me bashkëshorten para 6 vitesh. Ndërkohë, dy viktimat ishin kthyer një ditë para ngjarjes nga Italia. Si shkak për vrasjen autori ngriti pretendimin se viktimat nuk e lejonin që të takonte vajzat e tij.

Autori dhe ish-bashkëshortja kanë jetuar në Itali, pas divorcit kanë qëndruar në vendet e BE-se dhe prej pak kohësh ishte kthyer në Shqipëri. Ish gruaja e kishte denoncuar Pjetrin për dhunë./ZËRI

Poll

MOS HUMB