Aktualitet

Automatikë, silenciator e uniforma policie...goditet baza që furnizonte grupet kriminale! Nëna në pranga, i biri në kërkim

Në banesën në fshatin Picallë janë sekuestruar një arsenal i madh armësh, përfshirë 9 armë zjarri (5 automatikë, 1 pushkë dhe 3 pistoleta), 1 armë gjahu, silenciator, municione luftarake, si dhe pajisje të ngjashme me ato të Policisë, përfshirë uniforma dhe pajisje të ndryshme.

F.I
Automatikë, silenciator e uniforma policie...goditet baza që
Pamje nga aksioni

TIRANË-Policia e Tiranës ka zbuluar një bazë armatimesh e cila dyshohet se shërbente për furnizimin e grupeve kriminale.  Në banesën në fshatin Picallë janë sekuestruar një arsenal i madh armësh, përfshirë 9 armë zjarri (5 automatikë, 1 pushkë dhe 3 pistoleta), 1 armë gjahu, silenciator, municione luftarake, si dhe pajisje të ngjashme me ato të Policisë, përfshirë uniforma dhe pajisje të ndryshme.

Në total janë gjetur rreth 900 fishekë, si dhe materiale shpërthyese si fitila zjarrpërcjellës dhe kapsolla detonatore. Lidhur me aksionin është arrestuar MjeteHoxha, 66 vjeç, ndërsa djali i saj, Oltjan Qershori i cili është poseduesi i bazës është shpallur në kërkim.

Njoftimi i policisë:

Goditet një bazë armatimi që dyshohet se shërbente për furnizimin e grupeve kriminale.

Sekuestrohen 9 armë zjarri(5 automatik, 1 pushkë dhe 3 pistoleta), 1 armë gjahu, silenciator, uniforma dhe pajisje të ngjashme me ato të Policisë, rreth 900 fishekë luftarakë, fitila zjarrpërcjellës dhe kapsolla detonatore.

Shpallet në kërkim poseduesi i bazës së armatimit, ndërkohë vihet në pranga një 66-vjeçare, nënë e shtetasit të shpallur në kërkim.

Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operativo-ligjore, se në fshatin “Picallë” mbahej një bazë armatimi me qëllim shitjen e armëve grupeve kriminale, shërbimet e Policisë organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Picalla”.

Gjatë operacionit u bë i mundur identifikimi dhe goditja e kësaj baze armatimi. Nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit O. Q., u gjetën dhe sekuestruan 5 armë zjarri automatike, 1 armë zjarri pushkë, 3 armë zjarri pistoleta, 1 armë gjahu, 1 bajonetë, silenciator, uniforma dhe pajisje të ngjashme me ato të Policisë, si dhe rreth 900 fishekë luftarakë të kalibrave të ndryshëm, fitila zjarrpërcjellës dhe kapsolla detonatore.

Në vijim të veprimeve, u arrestua në flagrancë shtetasja M. H., 66 vjeçe, banuese në Tiranë, ndërsa u shpall në kërkim shtetasi O. Q., 41 vjeç, banues në Tiranë.

Armët do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për ekspertizë, me qëllim verifikimin e përdorimit të tyre në ngjarje kriminale.

Vijon puna intensive për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Poll

MOS HUMB