Aktualitet

Vrau kushëririn me armë gjahu, arrestohet 43-vjeçari në Bulqizë

Policia njoftoi se sipas hetimeve, 43-vjeçari aksidentalisht ka qëlluar me armën e gjahut drejt 35-vjeçarit.

I.F
Vrau kushëririn me armë gjahu, arrestohet 43-vjeçari në
Vasil Kamberi

Bulqizë- 43- vjeçari Flamur Kamberi, i cili vrau dje me armë gjahu kushëririn, Vasil Kamberi, në pyllin e fshatit Tërnovë e Vogël është arrestuar. Po ashtu, për këtë ngjarje të rëndë po hetohen në gjendje të lirë tre persona të tjerë. Policia njoftoi se sipas hetimeve, 43-vjeçari aksidentalisht ka qëlluar me armën e gjahut drejt 35-vjeçarit.

“Specialistët e seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Bulqizë dhe Prokurorinë, në vijim të hetimeve të thelluara për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme në pyllin e fshatit Tërnovë e Vogël,  në Bulqizë,  arrestuan shtetasin F.K., 43 vjeç, banues në fshatin Tërnovë, Bulqizë. Gjithashtu nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit A.K., 33 vjeç; H.T., 42 vjeç; R.K., 28 vjeç, banues në fshatin Tërnovë.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasi F.K., sëbashku me shtetasin V.K, (viktima), dhe shtetasit A.K., H.T., R.K., kishin dalë për gjueti në pyllin e fshatit Tërnovë dhe askidentalisht shtetasi F.K., ka qëlluar me armën e gjahut në drejtim të shtetasit V.K., ku si pasojë e plagëve të marra humbi jetën gjatë transportimit me helikopter për në spital.

Shërbimet e Policisë në vendin e ngjarjes, kanë gjetur dhe sekuestuar në cilësinë e provës materiale, 4 armë gjahu (çifte), 2 gëzhoja, 22 copë fishek dhe 4 celularë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme”, njofton Policia.

Ngjarja ka ndodhur në një zonë pyjore, ndërsa 36-vjeçari ka humbur jetën në helikopter ndërsa po transportohej drejt spitalit. Mësohet se viktima dhe 43-vjeçari jam djem xhaxhallarësh. Vasil Kamberi ishte kryetari i fshatit Tërnovë e Vogël, ndërsa pas ngjarjes së rëndë ishte vetë autori që lajmëroi autoritetet. /ZËRI

Poll

MOS HUMB