
TIRANË- Gazetarja Anila Hoxha ka dhënë më shumë detaje nga vrasja e Ramazan Matës dhe si u zu në pritë nga autorët. Gazetarja rrëfeu për “Top Story” bisedën e fundit mes viktimës dhe babait të tij, ku e lajmëroi se do të takojë një vajzë. Po ashtu, nga telefoni i tij janë gjetur biseda në rrjetin social Instagram me autorin, i cili shtirej si një vajzë për ta nxjerrë në pritë dhe më pas për ta ekzekutuar.
Pjesë nga bisedat:
Babai: Pse kaq vonë mor bir?
Ramazan Mataj: Lam takim për t’u njohur me një vajzë, se kam qëllime serioze, ajo do të dalë me një shoqe.
Autori i kamufluar si një vajzë: Nëse nuk beson mos më shkruaj, sonte ke rastin shi është duke rënë, bukur do ishte.
Arjon Hasaj dëshmoi se e vrau 33-vjeçarin se ai ka shkatërruar dy martesa të motrës së tij, madje ish-burrit i ka dërguar video intime. Ndërsa vëllai i tij, Klisman siguroi kushtet për të kryer vrasjen dhe fshehjen e armës së krimit. Pavarësisht akuzave, ai nuk e ka pranuar krimin duke thënë se nuk ka qenë në dijeni të veprimeve të vëllait. 33-vjeçari, Ramazan Mataj u ekzekutua mëngjesin e 5 janarit, vetëm 2 kilometra larg banesës së tij, ku edhe ishte duke shkuar me mjetin e tij, tip "Mercedez Benz". Viktima kishte jetuar për afro 1 vit e gjysmë në Belgjikë, bashkë me të vëllain, i cili ndodhet atje, dhe pas kthimit punonte në ndërtim në Malin e Zi./ZËRI