
TIRANË- Zyhdi Shehi, shkrimtari dhe historiani i njohur që këtë mëngjes vrau shokun e tij në azilin në Tiranë, ka rrëfyer detaje përpara autoriteteve. Ai është shprehur para efektivëve se viktima, Virxhil Vesho, 82 vjeç, shumë herë e bullizonte dhe i zinte rrugën.
“Më bullizonte, më zinte rrugen gjithmonë. E bënte shpesh. U thashë të mos e linin të mos futet më te dhoma ime,”- ka thënë ai.
Siç duket konfliktet e përditshme kanë agravuar këtë ,ëngjes, kur Shehi goditi me shkop në kokë Veshon duke e lënë të vdekur. Shehi është vënë në pranga, ndërsa dy punonjëset e azilit janë shoqëruar për tu marrë në pyetje.
Në debat e sipër ai ka goditur disa herë me bastun në kokë dhe trup 82-vjeçarin Vesho.