
SERBI – Presidenti serb Aleksandër Vuçiç në një intervistë për një televizion serb, deklaroi se është i bindur se Serbia nuk do të sanksionet nga Perëndimi.
“Njerëzit në Serbi duhet të jenë të qetë dhe mbi të gjitha të sigurt. Besoj se do ta ruajmë paqen, falë shtetit të Serbisë, që është i fortë. Mund të vendosen sanksione ndaj meje, por jo ndaj Serbisë”, tha Vuçiç.
Aleksandër Vuçiç u ka bërë thirrje serbëve, që nëpërmjet peticioneve, të nisin aksionin, për të larguar kryetarët shqiptarë në komunat veriore të Kosovës.
“Dua që të ftoj popullin serb në veriun e Kosovës, që të vazhdojë me iniciativën, për të bërë peticione, me qëllim që të mbahen zgjedhje sa më shpejt në komunat veriore të Kosovës, që atje të kemi kryetarë serbë, në komunat e banuara nga serbët.
Kreu i shtetit serb tha se është i interesuar që dialogu me Prishtinën të vazhdojë. Ai ka hedhur akuza në drejtim të Kurtit, duke thënë se ai nuk ia garanton, se është një person, që do të kthehet në tryezën e bisedimeve. “Ne duam që të vazhdojmë dialogun me Prishtinën. Albin Kurti po keqpërdoron këtë dialog në mënyrën më të turpshme të mundshme”, tha Vuçiç.
Më 21 tetor, përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Gjermanisë, Italisë, Francës do të shoqërojnë Emisarin Special të BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, në takimet në Kosovë dhe Serbi. Kjo pasi tensionet mes palëve janë shtuar së fundmi./Zëri.ai/