Aktualitet

Zbardhet dëshmia e Hasit në Gjykatë: Kam bërë aplikim të martohesha me 16-vjeçaren

Mësohet se Dervish Hasi është baba i 7 fëmijëve, nga 3 gratë e mëparshme

E.K
Zbardhet dëshmia e Hasit në Gjykatë: Kam bërë aplikim
Dervish Hasi

TIRANË- Detaje të reja nga seanca në Gjykatën e Tiranës, në ngarkim të mjekut kardiokirurg Dervish Hasi, i cili u la në burg për akuzën e trafikut të të miturave dhe pornografisë.

Vetë mjeku Hasi ka pretenduar në Gjykatë se nuk ka bërë trafikim dhe pornografi ndaj të miturës, ndërsa sipas tij kishte aplikuar në gjykatë që të martohej me 16-vjeçaren.

“Kurrë në jetën time nuk kam bërë ndonjëherë trafikim, apo pornografi me gruan time (16-vjeçaren). Nëse i kam bërë atëherë jam dakord të qëndroj në burg”, ka deklaruar Hasi. Edhe pse në banesë mbante 3 gra, dyshohet se ligjërisht mjeku rezultonte beqar.

42-vjeçari, Dervish Hasi ushtronte profesionin e mjekut kardiokirurg në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi” prej vitit 2021, kohë në të cilën u hap ky shërbim edhe në këtë spital.  Jashtë kamerave, kolegët e tij gjatë ditës së djeshme u shprehën të shokuar nga ngjarja, edhe pse sipas tyre, Hasi ishte një njeri jo social dhe i tërhequr. Nën zë flitej se ai kishte disa gra, por për mjekët e tjerë, marrëdhëniet seksuale me të miturën ishin të pakonceptueshme.

Një pjesë e mjekëve kanë shprehur mundësinë që kirurgët duhet ti nënshtrohen një testi psikologjik. Mësohet se Hasi ka 7 fëmijë me 3 nga grate, ndërkohë që dy nga vajzat e tij, janë pothuajse një të njëjtën moshë me të miturën, me të cilën pretendonte martesë.

Nga detajet e hetimit, rezulton se njohja me të miturën është bërë gjatë kohës që mamaja e saj do të operohej, dhe ky ka qenë kardiokirurgu që ka kryer ndëryrjen./ZËRI 

Poll

MOS HUMB