Aktualitet

Zbardhet ngjarja e djeshme në Shkodër/ Policia: 50-vjeçari tentoi të vriste të riun! Qëlloi me pistoletë

Konflikti mes tyre ka ndodhur pas një sherri për motive të dobëta, ndërsa Çekani është arrestuar pak minuta pas ngjarjes.

E.K
Zbardhet ngjarja e djeshme në Shkodër/ Policia: 50-vjeçari
Pamje nga vendi i ngjarjes

SHKODËR- Zbardhet ngjarja e regjistruar pasditën e djeshme në Shkodrër. Policia bën me dije se Mondi Çekani, 50 vjeç nuk ka qëlluar në ajër, siç u raportua më parë, por me armën zjarri pistoletë ai ka qëlluar drejt personit me të cilin ëstë konfliktuar. Konkretisht 24-vjeçarit të identifikuar me inicialet R.M. Konflikti mes tyre ka ndodhur pas një sherri për motive të dobëta, ndërsa Çekani është arrestuar pak minuta pas ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISË:

Zbardhen brenda pak orësh, rrethanat e konfliktit ndërmjet 2 shtetasve, që ndodhi pasditen e djeshme, në lagjen “Skënderbeg”, gjatë të cilit u qëllua me armë zjarri. Lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga 50-vjeçari që tentoi të vriste me armë zjarri 24-vjeçarin. Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale policore, të organizuara dhe të kryera menjëherë pas konfliktit ndërmjet shtetasve R. M. dhe M. Ç., që ndodhi rreth orës 16:00 të ditës së djeshme, në lagjen “Skënderbeg”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër lokalizuan, kapën dhe arrestuan shtetasin e përfshirë në konflikt M. Ç., 50 vjeç, banues në Shkodër. Nga hetimet dyshohet se 50-vjeçari, për shkak të një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me armë zjarri pistoletë, shtetasin R. M., 24 vjeç, banues në Shkodër. Nga e shtëna nuk u dëmtua asnjë shtetas. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme./ZËRI

Poll

MOS HUMB