Aktualitet

Zbardhet rrëmbimi i të miturit në Fushë-Krujë, arrestohen 2 persona (EMRAT)

Policia ka zbuluar se në pranga kanë rënë shtetasit dy autorët Edmond Kovaçi, 33 vjeç dhe Dashnor Kovaçi, 22 vjeç.

l.k
Zbardhet rrëmbimi i të miturit në Fushë-Krujë,
Policia

FUSHË KRUJË- Ditën e sotme është zbardhur rrëmbimi i një të mituri në aksin Fushë Krijë-Vorë që ndodhi me 1 gusht të këtij viti. Policia ka zbuluar se në pranga kanë rënë shtetasit dy autorët Edmond Kovaçi, 33 vjeç dhe Dashnor Kovaçi, 22 vjeç, ndërkohë në kërkim janë shpallur edhe dy të tjere, të cilët dyshohet se janë bashkëpunëtorë të 2 personave të arrestuar.

Sipas njoftimit të arrestuarit e morën peng të miturin pas një konflikti për motive të dobëta, duke i hequr lirinë. Pas kallëzimit në polici nga i mituri, të rinjtë kanë goditur me grushte me qëllim që ata të tërhiqnin denoncimin e bërë.

Njoftimi i policisë:

Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur më datë 01.08.2025, në aksin rrugor “Fushë Krujë – Vorë”. Identifikohen dhe vihen në pranga 2 shtetas, të cilët për motive të dobëta i hoqën lirinë padrejtësisht një shtetasi të mitur. Shpallen në kërkim 2 shtetas të tjerë të implikuar në këtë ngjarje. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të veprimeve të thelluara hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur më datë 01.08.2025, pas komunikimit me Prokurorin, bënë ndalimin e shtetasve: E. K., 33 vjeç dhe D. K., 22 vjeç, të dy banues në Krujë. Si dhe u shpallën në kërkim shtetasit E. K. dhe A. Z.

Gjatë hetimeve rezultoi se dy të arrestuarit, pas një konflikti për motive të dobëta, i kanë hequr lirinë një shtetasi të mitur. Më tej, pas kallëzimit, shtetasit E. K. dhe A. Z. (në kërkim), kanë goditur me grushte shtetasin e mitur, si edhe një 22-vjeçar dhe një 36-vjeçar (të cilët e shoqëronin të miturin), me qëllim që ata të tërhiqnin kallëzimin. Punohet për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./ZËRI

Poll

MOS HUMB